E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon lidhje të ngushta me Pekinin

Barak Obama ka vendosur
të ndryshojë edhe marrëdhënien
e deritanishme të
vendit të tij me Kinën. Ai bëri dje
thirrje për një bashkëpunim ekonomik
mes Kinës dhe Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, dhe
parashtroi një axhendë për një
marrëdhënie të re mes të dyja
vendeve që jo gjithmonë kanë
qenë miqësore. Obama ka hapur
një takim dyditor bisedimesh të
nivelit të lartë mes Pekinit dhe
Uashingtonit. Të dyja palët duket
se janë të hapura për një fi llim të
ri marrëdhëniesh dhe për rolin
e tyre në të mirë të zgjidhjes së
problemeve të shumta fi nanciare
e krizës ekonomike botërore.
Por në fokus do të jenë edhe
çështjet e ambientit, apo çështje
të tilla si Koreja e Veriut e Irani.
"Marrëdhënia mes Shteteve
të Bashkuara dhe Kinës do të
formëzojë shekullin tonë. Marrëdhënia
jonë duhet të bazohet
te partneriteti", ka deklaruar
Obama. Në fillim të këtij takimi,
si Obama, ashtu edhe
shefi i Thesarit, Geinther, i kanë
shmangur të gjitha çështjet të
cilat deri më sot kanë qenë shkak
konfliktesh mes dy vendeve.
Administrata e Obamës, që në
fi llim ka ndjekur një rrugë shumë
të butë ndaj këtyre çështjeve,
si ajo e shmangies së debateve
për çështjen e manipulimit që
i bëjnë kinezët monedhës së
tyre dhe çështjes së pakicave
etnike. Por i gjithë diskutimi i
tij është përqendruar te çështjet
ekonomike dhe te mundësitë
që kanë të dyja vendet për të
bashkëpunuar, në mënyrë që
të rikthejnë periudhën e rritjes
ekonomike. "Ashtu sikundër ne
respektojmë kulturën kineze dhe
arritjet e saj të mrekullueshme,
ne besojmë se feja dhe kultura
e popujve duhet të respektohen
dhe mbrohen, ndaj të gjithë
njerëzit duhet të lihen të lirë
të shprehin atë që mendojnë".
Marrëdhënia ekonomike mes
të dyja vendeve është e komplikuar.
SHBA ka qenë vazhdimisht
konsumatorja më e madhe e
prodhimeve kineze. Recesioni i
madh e detyroi Amerikën që të
shkurtonte shpenzimet dhe të
nxiste kursimet, e megjithatë
deficiti tregtar i SHBA-së ndaj
Kinës është i masës 288 miliardë
dollarë. Gjatë takimit është
diskutuar edhe në lidhje me Korenë
e Veriut dhe ambicien e saj
bërthamore. Kina është një ndër
vendet kryesore që mund të japë
një ndihmesë të madhe në paqtimin
e situatës. Në diskutim, mes
palëve është folur edhe për ndikimin
që marrëdhëniet do të kenë
në Afrikë, kontinent ky i cili ka
kohë që është parë nga kinezët si
një tokë e re për të investuar dhe
për të kryer veprimtari tregtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›