E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: 21 vjet burg trafikantëve të drogës

Gjykata e Krimeve të Rënda
ka dënuar me 21 vjet
burg tre trafikantë të
lëndëve narkotike. Fillimisht
prokurori Edvin Kondili i kërkoi
gjykatës dënimin e Aleksandër
Kapajt me 11 vjet burg, Blenard
Gremit me 10 vjet burg dhe
për Përparim Llanajn me 10
vjet burg. Sipas konkluzioneve
përfundimtare të prokurorisë,
Kapaj dhe Llanaj janë arrestuar
në Fier nga njësitë operacionale
të Policisë së Shtetit. Ndërkohë,
Gjykata e Krimeve të Rënda
tha se ka dënuar me shtatë vjet
e katër muaj të pandehurin
Aleksandër Kapaj. Ndërsa dy
bashkëpunëtorët e tij, Blenard
Gremin dhe Përparim Llanaj,
janë dënuar me nga gjashtë
vjet e tetë muaj secili. Ata akuzohen
se janë pronarë të drogës
së sekuestruar më datën
29 tetor 2008 në Kakavijë, ku
është arrestuar Blenard Grembi
me 2.5 kg heroinë dhe 1.5 kg
kokainë, gjatë operacionit të
koduar "Taksisti". I arrestuari
po udhëtonte me një furgon
me targa FR 6541 C dhe po tentonte
të shkonte drejt Greqisë,
ku do të çonte edhe lëndën
narkotike. Vënia në pranga e
26-vjeçarit nga fshati Zharrëz
i Fierit u realizua pas hetimeve
të kryera nga prokuroria dhe
marrjes së informacionit se i
riu do të transportonte drogë
për në vendin fqinj. Sasia e
heroinës ishte e ndarë në tetë
pako, të cilat në total peshonin
4.145 kg. Hetimet e mëvonshme
kanë përcaktuar edhe pronarët
e sasisë së drogës, të cilët janë
Aleksandër Kapaj dhe Përparim
Llanaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›