Hapet zyra e Task-Forcës pranë prokurorisë së rrethit
Hetimi i veprave penale
që kanë të bëjnë me
krimet ekonomikofinanciare,
korrupsionin në
administratë dhe organet e
drejtësisë, si dhe pabarazinë
në tendera do të ndiqet nga
një strukturë e veçantë, në
përbërje të së cilës do të jenë
dhe inspektorë të tatim-taksave,
doganës, si dhe SHISH-it.
Ditën e djeshme është bërë
prezantimi i grupit Task-Forcë
që është ngritur pranë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor
Durrës dhe takimi i parë i
këtij grupi të ri hetimor që
do të drejtohet nga Dritan
Rreshka, prokuror i krimeve
të rënda. Janë 35 çështje penale
mbi të cilat do të punojë
Task-Forca e sapokrijuar, po
sipas prokurorit të rrethit të
Durrësit, Arjan Ndoja, përveç
tyre dhe fokusimit kryesisht
në çështjet që lidhen me aferat
korruptive në administratën
publike, prokurori, polici,
gjykatë, kontrabandën dhe
krime të tjera ekonomikofinanciare,
grupi Task-Force
nuk do të ketë kufizime në
objektin e hetimeve të tij. Në
përbërje të këtij grupi, përveç
prokurorëve, oficerëve të policisë
gjyqësore dhe Policisë
së Shtetit do të jenë dhe punonjës
të Shërbimit Informativ
Shtetëror, Tatim-Taksave dhe
Doganës. Kreu i Task-Forcës,
Dritan Rreshka, gjithashtu tha
se përveç çështjeve për të cilat
janë hapur hetimet ose do të
hapen në vijim, çdo denoncim
nga qytetarët pranë këtij grupi
do të vlerësohet dhe ndiqet me
përparësi.
që kanë të bëjnë me
krimet ekonomikofinanciare,
korrupsionin në
administratë dhe organet e
drejtësisë, si dhe pabarazinë
në tendera do të ndiqet nga
një strukturë e veçantë, në
përbërje të së cilës do të jenë
dhe inspektorë të tatim-taksave,
doganës, si dhe SHISH-it.
Ditën e djeshme është bërë
prezantimi i grupit Task-Forcë
që është ngritur pranë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor
Durrës dhe takimi i parë i
këtij grupi të ri hetimor që
do të drejtohet nga Dritan
Rreshka, prokuror i krimeve
të rënda. Janë 35 çështje penale
mbi të cilat do të punojë
Task-Forca e sapokrijuar, po
sipas prokurorit të rrethit të
Durrësit, Arjan Ndoja, përveç
tyre dhe fokusimit kryesisht
në çështjet që lidhen me aferat
korruptive në administratën
publike, prokurori, polici,
gjykatë, kontrabandën dhe
krime të tjera ekonomikofinanciare,
grupi Task-Force
nuk do të ketë kufizime në
objektin e hetimeve të tij. Në
përbërje të këtij grupi, përveç
prokurorëve, oficerëve të policisë
gjyqësore dhe Policisë
së Shtetit do të jenë dhe punonjës
të Shërbimit Informativ
Shtetëror, Tatim-Taksave dhe
Doganës. Kreu i Task-Forcës,
Dritan Rreshka, gjithashtu tha
se përveç çështjeve për të cilat
janë hapur hetimet ose do të
hapen në vijim, çdo denoncim
nga qytetarët pranë këtij grupi
do të vlerësohet dhe ndiqet me
përparësi.