E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak, qëllohen zyrat e BBC

Një raketë ka goditur zyrat e BBC-së në Bagdad të premten dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të plagosur gjatë sulmit. Korrespondentët në Irak thonë se raketa kishte shkaktuar një gropë të madhe mbi çatinë e godinës. Militantët irakianë kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe mortaja në Bagdad, muajin e shkuar, që kur qeveria nisi një reprezalje kundër milicive shiite. Shumë prej këtyre sulmeve synojnë Zonën e Gjelbër, ku gjenden edhe zyrat qeveritare dhe përfaqësitë diplomatike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›