Megakëmbimi, 5 milionë euro: Lysjen Nurishmi - Saimir Tahiri

Shqipland, 1 janar 2007- Në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, në rrugën e "famshme" Labinoti, por përgatitet megakëmbimi i pazakontë midis zë(mos)dhënsit të FSHF-së, tragjiko-komikut Lysjen Nurishmi dhe zë(plot)dhënsit të Partisë Socialiste, staticieno-dramatikut Saimir Tahiri, i njohur për dërrasën e tij të famshme jeshile, dhe si një nga më të kompletuarit dhe më të aktivët.
Kontributi i Lys Nurishmit (shkruesit më të keq të shqipes, që nga koha e Gjon Buzukut e këtej) është i jashtëzakonshëm në mbajtjen në errësirë informative të gjithë medias shqiptare dhe miliona lexuesve në internet të faqes më të padenjë për institucionin më të rendësishëm të futbollit shqiptar. Askush nuk e morri vesh nga fshf.org se Nevil Dede fitoi të parin "Top të Artë" në Shqipëri. Dhe kjo është meritë e Lysit, që tret paratë e rrogës së majme duke ndërruar modele celularësh
Strategjia "Nurishmi" është një nga më modernet dhe më efikaset, aq sa dhe biografët e Blaterit, Johansonit apo Devid Bekhamit do ta kishin zili. Madje mund të përdorët në zgjedhjet e 27 janarit në UEFA, kur përballë do të jenë: Johanson-Platini. Zëdhënësi Nurishmi ndihmoi maksimalisht në rizgjedhjen e presidentit Armand Duka, duke mos publikuar asgjë nga objektivat, platforma e kandidatit Duka, dhe këtë e bëri edhe me vizitën e Platinisë. Askush nuk e morri vesh se Platini erdhi në Tiranë nga Beogradi dhe përfundoi të nesërmen në Malin e Zi.
Për këto cilësi ta papërsëritshme te asnjë "kopje" e dytë në botë, Nurishmi kërkohet me superofertë të rritur nga drejtuesit e PS-së.
Vlera e kartonit të Lys Nurishmit është më e madhe se ajo e Erjon Bogdanit, madje i kalon 5 milion eurot, pasi nëse Bogdani e Cana do të luajnë edhe 5 apo 10 vjet futboll, kontributi Nurishmit është i përjetshëm. Lum kush do ta gëzojë!...
Franc Hoxha