E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarje 2006/ Rokada “B” Kombëtares: Brigel-Bariç

Kroati 74-vjecar Oto Baric do të zyrtarizohet si trajneri i 18-të i Kombëtares shqiptare, duke qenë kështu tekniku i tretë i huaj radhazi që drejton përfaqësuesen kuqezi, pas italianit Xhuzepe Dosena dhe gjemanit Hans Peter Brigel. Baric, një ish-trajner i disa klubeve me emër në Europë por edhe kombëtareve të Austrisë dhe Kroacisë, pranoi rrogën e ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit në shumën prej 300 mijë eurosh. Për postin vakant të trajnerit të Kombëtares "garuan" disa kandidatë, duke filluar nga italiani Nevio Skala (i tërhequr për shkaqe finaciare) ashtu dhe gjermani Pier Litbarski, që u dorëzua përpara kushteve të vëna nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Në listën e presidentit Duka ishin edhe francezi Klod Lë Rua, hungarezi Bertalan Bicskei, por edhe emra të tjerë të publikuar nga shtypi si Andrea Brehme apo Berti Vogst. Ndeshja e parë e zyrtare e Shqipërisë në drejtimin e kroatit Baric ishte ajo kundër Bjellorusisë në Misk, në kuadër të fushatës kualifikuese të Euro 2008 me të cilën u ndamë në barazim 2-2. Më pas erdhën dhe humbjet me Rumaninë (02) në Tiranë dhe me Holandën (2-1) në Amsterdam.

Publikuar: E Marte, 27 Qershor 2006
Updated: E enjte, 29 dhjetor 2006

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›