Megan Foks: “Jam seksi dhe shumë dinake”
Megan Foks? Është një dhelpër e vërtetë në mënyrën se si qëndron në kopertinat e revistave për meshkuj. Ajo është e bukur dhe shpesh pak e veshur, por sa vajza të bukura ka në Hollivud? Ajo megjithatë ka një veti që e dallon nga të tjerat: është dinake dhe e përgatitur. Me zë të lartë në një intervisë për “New York Times Magazine: ajo thotë: “Nuk jam e përdalë. Në hollivud duhet të jesh triumfuese”. Aktorja seksi e “Transformer” më në fund del ballë për ballë “për të hequr qafe një personazh që nuk i shkon për shtat tipit të saj. “Vajzat më konsiderojnë të përdalë. E megjithatë kam të njëjtën lidhje që në moshën 18 vjeçare (me Brian Austin Grin). Nëse mendojnë se ti je tërheqëse, atëherë duhet të jesh patjetër ose budallaqe ose e përdalë”. Në realitet, Në realitet, sipas Meganit, riforcon këto setriotipe dhe paragjykimet për femrat. Megan disatncohet nga shumë femra gjysmë të zhveshura të cilat përpiqen të jenë pjesë e shoubizit amerikan edhe pse u kushton shumë të krijojnë një imazh që nuk korespondon aspak me veten e tyre.
Sante D’Orazio
Fotografi i yjeve të Hollivudit
Nga Pamela anderson deri te Eva Mendes, vazhdon me Bruk Shilds dhe Trisia Helfer. Sante D’Orazios, fotografit të famshëm amerikan, yjet më të bukur të botës nuk mund t’i shpëtojnë. Ai i ka përjetësuar të gjitha, ose pothuajse, nudo dhe seksi dhe më në fund ka mbledhur disa nga fotografitë më erotike të dhjetë viteve të fundit, në një libër që sapo ka dalë, të titulluar “Barely Private”. Pak fjalë e shumë imazhe, për të mbetur me gojë hapur. Ai është konsideruar nga shumë persona si trashëgimtari i të madhit Helmut Njuton, i cili vdiq në vitin 2004, që për vite me radhë u konsiderua si kult me fotot për fushatat poblicitare dhe për revistat e modës. “Si arrin të marrësh nga modelet atë që dëshiron në të vërtetë?, e pyet e përditshmja “Metro International”,: Është e paparashikueshme. Përgatitja ime e vetme ka të bëjë me ndriçimin dhe vendosjen e modeles. Më pas pres atë që më servir shkrepja”. Vështirësia më e madhe sqaron ai është të pozicionosh objektet dhe ata që do të pozojnë për ty.
16 Nentor 2009