E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megan Fox, e pakënaqur me veten: “Kam trup mashkulli”



Është e bukur dhe seksi, por nuk është e kënaqur me fizikun e saj. Për këtë arsye, edhe pse është shpallur femra më seksi në botë, bën krahasime me yje të tjerë të Hollivudit dhe shpreh dëshirën për të qenë si ato. Aktorja Megan Foks ndihet e pasigurt dhe nuk është e kënaqur me fizikun e saj. Ajo është shprehur se i vjen neveri nga trupi mashkullor që ka dhe nuk është aspak krenare për të. “Kur shoh veten në pasqyrë ngjaj me aktorin Alan Alda”, - ka thënë ajo. Si të mos mjaftonin ankesat për pamjen, kur thotë se ndihet e tmerruar dhe në siklet me veten, aktorja është e pakënaqur edhe me gjoksin. Në ndarjen e çmimeve “Golden Globe” aktorja pranoi publikisht se është shumë xheloze për aktoren Salma Hajek. “Me pëlqen pamja e Salma Hajek, por edhe gjoksi. Ajo duket e bukur dhe do të doja të kisha gjoksin e saj. Realisht do të doja të kisha gjithë trupin e saj”, - tha Fox. E ndërsa Hajek ecte në tapetin e kuq, sytë e Megan e ndiqnin me admirim duke buzëqeshur.

Britni Spirs largohet nga Los Anxhelosi

Ylli i muzikës pop, Britni Spirs, do tё largohet nga Los Anxhelosi pasi ёshtё duke u zhvendosur nё njё shtёpi tё re, larg nga Hollivudi. Kёngёtarja ka nënshkruar kontratë prej 8.9 milionë dollarësh pёr tё marrё njё shtёpi nё zonёn Kalabasas tё Kalifornisё dhe aktualisht ёshtё duke transferuar tё gjitha mobiliet e saj nё shtëpinë e re. Spirs ka vendosur tё largohet nga shtëpia e saj Studio City, nё Kaliforni, me qëllim qё të shmangë ndërhyrjen e vazhdueshme tё paparacёve si dhe tё jetë mё afër me djemtë e saj, Shon Preston, 3 vjeç, dhe Xheiden Xheims, 2 vjeç, tё cilët jetojnë me babanë e tyre, Kevin Federlain. Kohë më parë Spirs shprehu pakënaqësinë e saj për mënyrën se si jetonte dhe problemet me babanë, të cilit i ishte kërkuar të kujdesej për të. Në shtëpi këngëtarja tha se i dukej vetja sikur ishte e burgosur, por edhe kur rrallëherë dilte, përsëri duhet të merrte leje.

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›