E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bred Pit, për një çast “i shëmtuar”



Për një herë të vetme ka provuar të jetë i shëmtuar dhe i padëshirueshëm. Aktori Bred Pit është ofenduar nga një femër e dehur, e cila i ka thënë atij se duket vërtet i shëmtuar. Pit, sё bashku me partneren e tij Anxhelina Xholi, mori pjesë në një mbrëmje pritjeje pas ndarjes sё çmimeve prestigjioze “Golden Globe” dhe pikërisht aty njё femër e paturpshme u përball me aktorin duke ia thënë hapur se nuk dukej nё formën mё tё mirё nё filmin e ri “The Curious Case Of Benjamin Button”. “Bred ishte duke biseduar me miqtë kur kjo grua, e cila ishte e dehur, iu drejtua atij. Ajo foli dhe foli se si grimi për plakje nё filmin ‘The Curious Case Of Benjamin Button’ e kishte bёrё atë tё ‘duket i shëmtuar si qen’”, - tha për mediat një burim. “Brad e dëgjoi me edukatë dhe i shpjegoi se grimi ishte esencial pёr tё treguar ngjarjen nё mёnyrё tё duhur. Gruaja përfundimisht heshti pёr njё moment, pastaj e shikoi fytyrën e Bred dhe tha: “Duhet përfundimisht ta heqësh atё mjekër, pasi duket shumё tmerrshëm”.

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›