E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megi Ajtyresa rikonfirmon kryesimin e FRESSH-it



Megi Ajtyresa rikonfirmon se vazhdon të mbajë ende drejtimin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Në 17-vjetorin e krijimit të këtij forumi, Ajtyresa ka mbajtur fjalën e rastit, edhe pse ajo ka munguar në aktivitetet e muajve të fundit të të rinjve socialistë, aktivitete që u kryesuan nga Ajola Xoxa. Në prag të zgjedhjeve, punët duket se janë ndarë mes vajzave dhe janë bërë më të qarta, Ajtyresa do të vazhdojë të drejtojë FRESSH-in, ndërsa Xoxa do të merret me grupin e vullnetarëve të PS-së. Pas fjalës së Ajtyresës, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në formimin e këtij forumi në të gjithë Shqipërinë, duke u kujtuar se nga 28 qershori, dita kur të mbahen zgjedhjet parlamentare, na ndajnë edhe 165 ditë, e për këtë arsye, të gjithë duhet të jemi të bashkuar, për një qëllim të vetëm, fitoren.

“Nga kjo datë na ndajnë ende dhe 165 ditë, që Shqipëria duhet të mbajë në kurriz këtë qeveri të paaftë, të papërgjegjshme, të korruptuar dhe janë 165 ditë që ne kemi kohë dhe sigurisht edhe detyrim të jashtëzakonshëm për t'i paraprirë atij ndryshimi, që edhe ju jeni këtu sot, për të cilin edhe ju kontribuoni në këtë organizatë, ku të rinj e të reja në të gjithë Shqipërinë morën pjesë drejtpërdrejt në procesin politik”, - tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›