E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: “Emërimi i Krujës synon forcimin e ligjit”



Fill pas deklaratës së Partisë Socialiste kundër emërimit të prefektit të ri të Tiranës, ka reaguar dje selia blu. Zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, është shprehur se Keltis Kruja është një ndër juristët më të mirë, anëtar i FRPD-së dhe qëllimi i tij është forcimi i ligjit. “Edi Rama nxori sot Saimir Stilolapsin për të mashtruar, trilluar dhe shpifur siç tashmë bën çdo ditë. Edi Rama, ky humbës i madh që ka frikë nga ligji se e dhunon çdo ditë atë, tmerrohet nga emërimi i prefektit të ri të Tiranës, juristit Keltis Kruja, njërit prej drejtuesve kryesorë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këto 12 vitet e fundit. Ramën dhe ndonjë tjetër si ai, që e konsiderojnë Tiranën si çiflig të aferave të tyre të pista për të grabitur pronat e qytetarëve, për t’u dhënë dy firmave të veta 70% të lejeve të ndërtimit e që po ndërton edhe qytezën me Delijorgjin, e tmerron çdo ide që synon zbatimin dhe forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor në territorin e Prefekturës së Tiranës”, - është shprehur zëdhënësja e PD-së.

21 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›