E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Politika e trillimit e mori përgjigjen më 28 qershor

Reagimi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, deklaroi dje se “Edvin Kristaq Kriza, apo siç e thërrasin rëndom kafeneve vartësit e tij, Edvin 2K, deklaroi se qeveria nuk do t’i dëmshpërblejë të përmbyturit në Shkodër dhe në Sheqeras, se ajo nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguajë dëmet e përmbytjes”. Partia Demokratike, tha ajo, i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës, apo Kryetar 2K, se alternativa juaj e shpifjes, mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjen e merituar më 28 qershor, “sikundër garanton qytetarët e përmbytur, se qeveria do t’i dëmshpërblejë ata tërësisht për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja, si dhe do të ndërtojë infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra”, u shpreh Mëhilli. Por, vijoi ajo, zoti Rama foli sot sërish për krizë, një krizë të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell, ndërkohë që qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë po festojnë me gëzim dhe optimizëm Ditën e Verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së Kryetarit 2K.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›