Beqja-Berishës: Jepu rrogën administratës
“Për të gjithë këta shqiptarë festat e fundvitit rrezikojnë të mbeten thjesht dhe vetëm një ëndërr, shoqëruar nga pamundësia për të festuar. Sali Berisha! Jep shpërblimet ose largohu! Paguaj rrogat ose largohu! Mjaft luajte me problemet dhe hallet e shqiptarëve. Mjaft ua rëndove shqiptarëve edhe më shumë krizën ekonomike duke iu shtrenjtuar energjinë dhe rritur çmimet”, tha ai për mediat. Ai shtoi se shqiptarët e ndjenj përkeqësimin e varfërisë dhe shtimin e papunësisë, ndërkohë që qeveria deklaron për rritje ekpnomike. “Jepu 107 mijë nëpunësve të administratës civile atë që meritojnë. Në këtë prag fundviti, jep shpërblimet, paguaj rrogat, ose përndryshe largohu, bashkë me ministrin tënd të piramidave dhe kutitë që mban peng”, nënvizoi deputeti i PS-së.