Meta: Opozita qëndrim dekonstruktiv për ekonominë
Ai shtoi se vendi ynë ka një situatë makroekonomike të qëndrueshme. “Është për të ardhur keq që synohet të përhapet panik, pa asnjë logjik ekonomike por mbi të gjitha politike dhe qytetare, në një kohë kur ne duhet të inkurajojmë një klimë gjithnjë e më pozitive ndaj biznesit dhe njëkohësisht dhe një sjellje më optimiste edhe për konsumatorët”, theksoi Meta. Zëvendëskryeministri, Meta tha se qeveria do t’i realizojë të gjitha objektivat e saj dhe “unë do të ftoja të gjithë përfaqësuesit e opozitës që të mos u kundërvihen reformave ekonomike dhe sociale”. “Natyrisht çdo propozim konstruktiv është dhe do të jetë i mirëpritur, ashtu sikurse jam i bindur se një dialog akoma më i hapur do të zhvillohet edhe me biznesin dhe përfaqësuesit e tij dhe më të gjitha institucionet e tjera rregullatore, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit akoma më tej në vend dhe inkurajimin e tij për të rritur investimet dhe njëkohësisht për mos cënuar vendet e punës, por përkundrazi për të shikuar mundësitë për ti shtuar ato pavarësisht nga situata e përgjithshme globale ekonomike dhe financiare”, tha më tej Meta.