E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reinas i mungon Liga e Kampionëve

Portieri i Liverpoolit, Jose Reina ka pranuar se mungesa e ekipit në pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve është e vështirë për t’u ballafaquar, derisa gjen ngushëllim të vogël në përcjelljen e garës nga televizioni.

Për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm, Reds nuk janë kualifikuar për garën elite të klubeve evropiane dhe për një klub që ka fituar pesë herë trofeun kontinental, është pozitë vështirë e pranueshme.

Edhe vetë Reina pret t’i rikthehet netëve kur mund të relaksohet duke përcjellë xhirimet e përsëritura të ndeshjeve të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, në vend se të shikojë takimet e skuadrave tjera.

“Më pëlqen të shikoj futboll dhe e shfrytëzoj çdo mundësi për të shikuar një ndeshje”, tha portieri spanjoll në botimin e librit të tij “Pepe, Autobiografia ime”.

“Do të më pëlqente të shikoja një ndeshje të Ligës së Kampionëve të martën në mesnatë me Liverpoolin që ka luajtur më herët, por fatkeqësisht për momentin mund të përcjell vetëm skuadrat tjera angleze ose spanjolle në 20:45”, shtoi ai.

Libri i Reinas pasqyron disa prej periudhave më të vështira të tij në Anfield Road, përfshirë udhëheqësit e dështuar Tom Hicks dhe George Gillet, kur klubi ishte në prag të rënies në administrim, ndërsa Reina konsideronte mundësinë e largimit në drejtim të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›