E Diel, 1 Nëntor 2026

Mehmet Shehu, shembullin personal- bëhet traktorist

11/04/2005  Ku u zbatuan praktikat kineze në Shqipëri? Cila ishte fushata që ndërmorën nëpunësit në vitet ’66? Çfarë përmbante letra e marsit të vitit 1966? Shpërthejnë propozimet e reja socialistë, në çdo sektor të jetës. Stafeta e maoistëve, nis lufta kundër fesë ashtu siç u prishën tempujt e manastireve në Tibet.

Cila ishin format e kritikës që u përvetësuan nga përvoja kineze?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.

Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.

Duke kopjuar praktikën kineze më 18 janar të vitit 1966, specialistë të buqësisë të aparatit të komitetit ekzekutiv të rrethit të Durrësit vendosën të linin vullnetarisht postet drejtuese në administratën e të shkonin për të punuar në kooperativa. Nisma e tyre përfshiu edhe rrethin e Elbasanit. Pas kësaj 166 punonjës të Ministrisë të Buqësisë dhe 125 të Ministrisë të Industrisë deklaruan të njëjtën gjë. Ministri dhe institucionet e tjera u përfshinë gjithashtu në këtë fushatë. Të gjithë vendin e përfshiu vala e shkurtimeve të aparatit administrativ, në mars të vitit 1966 rreth 15 mijë nëpunës, me dashje apo pa dashje shkuan në sektorët prodhues. Me propozim të qeverisë Kuvendi Popullor vendosi të bashkojë një sërë ministrish duke shkurtuar një numër tepër të madh punonjësish, ndërsa ministritë nga 19 u përmbodhën në 13. Në këtë luftë kundër burokratizmit u shkurtua edhe Ministria e Drejtësisë e cila u riorganizua vetëm në vitin 1990.

Me letrën e marsit të vitit 1966, drejtuar gjithë punonjësve, KQ i PPSH-së hartoi dhe shpalli bazat e revolucionarizimit të shoqërisë. Ato përmblidheshin në thirrjen për të luftuar kundër burokratizmit, kundër shfaqjeve të mbeturinave borgjeze e për të forcuar unitetin moralo-politik të popullit rreth partisë. Çdo komunist dhe çdo punonjës thuhej -në letër -, të punojë e të mendojë në mënyrë revolucionare çdo ditë, çdo orë.

Në përgjigje filluan të vinin propozime për nisma të reja: herë administrative ndërmarrje zotohej njëzëri të punonte një ditë në javë falas në prodhim, herë fshatarët shprehin dëshirën të ndihmonin në punët e stinës kooperativën fqinje, herë ushtria, me vendim të këshillave ekonomikë të krijuar në çdo repart ushtarak, përfshihej në punëra buqësore, herë punëtorët shkonin vullnetarisht për të mbledhur prodhimin, duke lënë detyrë shokëve, që mbeteshin në reparte të bënin dy-tri norma pa shtesë page. Për t’u dhënë „shembull“ masave , nëpër fusha dilnin dhe punonjësit e organeve më të larta partiake shtetërore. Në një nga këto dalje në popull punoi me traktor vetë M.Shehu.

Në vitin 1967 shqiptarët, morën në dorë stafetën e maoistëve, që prishnin tempujt e manastiret në Tibet. Ndërtesat e institucioneve fetare të të gjitha besimeve u kthyen në institucione fetare të të gjitha besimeve u kthyen në institucione kulturore laike apo në mensa. Një fat më të mirë patën kishat e vjetra të krishtëruara, të njohura në tërë Ballkanin për arkitekturën dhe afresket e tyre. Shpëtuan dhe minaret e disa xhamive historike në Tiranë e në Shkodër.

U përndoq, madje dhe respektimi fshehtaz i riteve fetare. Është i johur rasti i dënimit në Shkodër të një prifti katolik, i cili kishte pagëzuar një fëmijë në shtëpi. Protesta e ashpër e Vatikanit nuk ndaloi luftëtarët kundër opiumit fetar dhe E.Hoxha mundi ta shpallte Shqipërinë si vendin e vetëm ateist në botë.

Udhëheqja shqiptare i shpëtoi tundimit për të ndjekur shembullin kinez për të kryer diçka të ngjashme me „revolucionin kulturor“. Në Shqipëri nuk qe e nevojshme „të hapej zjarr kundër shtabeve”, apo të bëhej thirrje për lulëzimin e 100 shkollave për të zbuluar kundërshtarët. Makina burokratiko-policore e krijuar në vend e cila përfshinte dhe aparatin partiako-shtetëror, shmangte domosdoshmërinë për ndërshkime masive ndaj opozitave të mundshme. Veç kësaj mesi i viteve 60-të qe një periudhë krahasimisht e qetë në kërkimin e armiqve brenda udhëheqjes së partisë së shtetit. Pastrimet masive do të bëheshin të nevojshme më 1973-1975, kur u vu re ftohja e marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Po afronte një ndërrim i ri i kursit e bashkë me të dhe një valë e re ndërshkimesh.

Ndërkohë, rendi dhe qetësia mbaheshin në mënyrë tradicionale, me anë të kontrrollit të vazhdueshëm të popullit nga organet e sigurimit, që bazoheshin mbi një legjistacionit të ashpër penal e mbi arbitraritetin e hapur. Sa për “revolucionin kulturor” kinez mbështetja ndaj tij shprehej vetëm me fjalë dhe përmblidhej në formulën e paqartë: “Revulcioni i madh proletar kulturor kinez është zhvillimi i mëtejshëm i revolucionit socialist në kushtet e diktaturës së proletariatit dhe të kushteve konkrete të Kinës”.

U bënë përpjekje për të futur forma të kritikës, të huazuara nga përvoja kineze, si “dacibao-t” (përkthimi fjalë për fjalë nga gjuha kinez: gazeta e hieroglifeve të mëdha), që morën emërtimin shqip “fletërrufe”. Më 6 janar të vitit 1967, E. Hoxha dha këtë porosi: “Kushdo, pa frikë dhe me gërma të mëdha të shkruajë ç’mendon ai për punën dhe për njerëzit”. Shumëkush e mori seriozisht këtë porosi, filluan që kjo nuk mund t’u pëlqente organeve administrative dhe disa drejtuesve ndërmarrjesh e organizatash shoqërore (psh bashkimeve profesionale), sepse punonjësit zunë të varnin fletërruge me kritika për vartësit e tyr. Nisën të shpërthenin konfliktet, por ndërhyrë partia. Ajo drejtoi ”vrullin kritik revolucionar të masave” në shtratin e zakonshëm, në demaskimin e intrigave të imperialistëve e revizonistëve. Shumë hspejt lëvizja u shua.

Një përpjekje e dështuar për të kinezeruar ekonominë shqiptare, ishte kopjimi i “hopit të madh”. Një nga plenumet e KQ të PPSH-së në fund të vitit 1969, E. Hoxha hodhi parrullën: “1970 duhet të jetë viti i një sulmi revolucionar të paparë deri më sot në të gjitha drejtimet”. Po përfundonte pesëvjecari i radhës dhe me fushata masive për rritjen e ekonomisë, nënkuptohej, që brenda një afati të shkurtër, të plotësoheshin mosrealizimet. Organizimi i aksioneve dhe dërgimi në fshat i brigadave të krijuara me puntorë e nëpunës, u bënë një gjë e zakonshme, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shumicën e vendeve socialiste europiane. Por vetëm ideologët partiakë shqiptarë i dhanë kësaj praktike, që dëshmonte mosfrustshmërinë e sistemit ekonomik të socializmit, karakterin e një zbulimi të ri në organizimin e prodhimit. Cdo nismë i shtohej fjala “revolucionare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›