Mjekët shpresojnë që Riza Malaj është jashtë rrezikut për jetën

10/04/2005 Lirohen shoqëruesit e të plagosurit
TIRANE - Mjekët kosovarë i kanë bërë operacion dje Riza Malajt, gjendja e të cilit vazhdon të jetë e rëndë. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e nevojshme, pasi cifla të predhave kanë dëmtuar të plagosurin në gjoks, duar dhe fytyrë. Ndërhyrja disa orëshe pret reagimin e të sëmurit. Humbjes së duarve rrezikohet t’i shtohet dhe ajo e shikimit të pjesshëm të Rizait. Hemorragjia pas shpërthimit në duar të eksplozivit ka qenë e konsiderueshme. Mjekët shpresojnë që Malaj është jashtë rrezikut për jetën, por duhen dhe ditë të tjera për të qenë të sigurtë.
Arrestimet
Kur Riza Malaj është transportuar në drejtim të Prishtinës, policia ndërkombëtare ka ndaluar mjetin ku gjendej i plagosuri. Verifikimi i pasaportave ka sjellë bllokimin e tyre të përkohshëm. Agim Malajt dhe Avni Biberajt u është thënë që të paraqiten për të tërhequr dokumentet e identifikimit, ndërsa për të plagosurin do të vendosej më vonë. Biberaj ishte i dënuar me 4 vjet burg, i akuzuar për sulm ndaj komisariatit të Tropojës në nëntor të 2000-shit. Sipas burimeve të policisë, në dokumentacionin e dërguar nga Shqipëria shënohej vetëm emri i Riza Malajt si person në kërkim. Policia e UNMIK-ut ka gjobitur të kërkuarin Avni Biberaj vetëm për armëmbajtje pa leje dhe e ka lënë të lirë. Në spitalin e Prishtinës vazhdon të jetë i shtruar me duart e humbura Riza Malaj, i cili është në masë sigurie pas kërkesës së çuar nga policia e Kukësit. Malaj u vetëplagos rëndë dy ditë më parë në lumin Valbonë, duke peshkuar me dinamit.