E Diel, 1 Nëntor 2026

"Meisterschale" e re për ekipin kampion

Skuadra kampione e sezonit 2008-2009 në Bundesligë do të marrë "Meisterschale"-n e re. Trofeu i destinuar për ekipin fitues është modifikuar: në versionin e ri, që peshon 11 kilogramë, është lënë hapësirë për emrat e skuadrave kampione të Gjermanisë, deri në edicionin 2026-2027. Emri i fundit në trofeun e vjetër, do të ishte ai i fitueses së sezonit 2010-2011. Volfsburgu i Feliks Magath është pranë titullit, pasi ka dy pikë më shumë se Bajerni dhe Shtutgarti, që mund të luajnë një "finale" për vendin e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›