Napoli refuzon 22 mln euro nga Liverpul
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka refuzuar ofertën prej 22 milionë eurosh të Liverpulit për yllin argjentinas, Ezekuel Laveci. E ardhmja e 24-vjeçarit duket larg "San Paolos", pasi janë të shumta skuadrat që interesohen për shërbimet e tij. Të hënën, dy klubet mund të ulen sërish për bisedime, ndërkohë që për të bindur Lavecin, "Reds" janë të gatshëm t‘i ofrojnë 4 milionë euro rrogë sezonale. Aktualisht, lojtari për të cilin interesohet edhe Juventusi, përfiton 1.3 milionë euro në sezon.