Tevez pas Militos dhe Arnautoviç
Interi konfirmohet si klubi i dashuruar me lojtarët argjentinas. Edhe pse Krespo mund të largohet, ndërsa e ardhmja e Kruz mbetet në dyshim, kolonia amerikano-latine te zikaltërit do të mbetet e madhe. Pas marrëveshjes për Diego Militon, kampionët e Italisë janë vënë në lëvizje për blerjen e Tevez. Marko Branka është takuar me përfaqësuesit e kompanisë "Kia Jorabçian". Interi është gati të paguajë 26 milionë euro për Tevez, që u shtohet blerjeve në sulm të Militos dhe Marko Arnautoviç të Tuentes. Sinjale frike se Ibra mund të largohet?