Kina, nje demokraci ne vitin 2020
Zhou Tianyong, një këshilltar i Komitetit Qendror të
Partisë Komuniste Kineze dhe një nga zërat më
liberalë brenda saj ka bërë të ditur për shtypin britanik
se në vitin 2020 Kina do të ketë përfunduar reformat e
saj politike dhe institucionale dhe se, sipas tij, ajo po
zhvillon një plan 12-vjeçar që do ta shndërrojë vendin
në një demokraci. "Do të ketë zhvillime demokratike
në të gjitha nivelet dhe pjesëmarrje të gjerë në politikëbërje
të njerëzve", ka deklaruar Tianyong. Ai është
zëvendësshef i Shkollës së Partisë, institucioni më i
rëndësishëm i trajnimit të liderëve të rinj të vendit. Sipas
tij, tranzicioni drejt demokracisë është thelbësor
në marrëdhëniet e Kinës me Tajvanin dhe mundësisht
për bashkimin e tij. Sipas tij, shumë e rëndësishme në
këtë proces është pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe e
organizatave joqeveritare.