E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: T’i jepet fund ngërçit politik



Komisioni i senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë zhvilloi dje një seancë mbi Ballkanin perëndimor, ku për Shqipërinë u theksua se mbështetet integrimi i saj. Ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Eurazisë, Filip Gordon tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht integrimin euro-atlantik të vendit, por shpresoi në dhënien fund të ngërçit politik në vend. “E mbështesim integrimin Euro-atlantik të Shqipërisë. Dhe megjithëse Qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa shpresojmë t’i jepet fund ngërçit politik në Parlamentin e vendit, Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon”, tha Gordon. Ai vlerësoi se Shqipëria ka punuar shumë për pajtimin e komuniteteve serbe dhe shqiptare, si dhe ka ripërsëritur marrëdhëniet e nivelit të lartë me Serbinë dhe mbështet integrimin euro-atlantik të Serbisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›