Raporti i Mitrovicës ndan Këshillin e Sigurimit të OKB
Ndërkohë që zyrtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB janë mbledhur për të shqyrtuar raportin zyrtar të ekspertëve të tyre që hetuan ngjarjet e 17 majit në Mitrovicë, në qytetin e ndarë vazhdojnë protestat.
Mitrovica nuk po gjen qetësi nga debati mes dy etnive për ujësjellësin e Suhadollit, të cilin tashmë e ka marrë përsipër ta zgjidhë KFOR, por as për lëndët radioaktive të ardhura nga Irani të depozituara në pjesën jugore të qytetit dy muaj më parë, nga frika se shpërthimi i tyre do t’i dëmtojë banorët. Protesta në këtë rast është e përbashkët dhe zgjat prej ditësh, sikur të mos mjaftonin sherret mes etnive. Raporti i ekspertëve të OKB-së mbi trazirat e 17 majit, ku humbi jetën edhe një paqeruajtës, duket se ka përçarë Këshillin e Sigurimit. Disa anëtarë të tij, siç është Rusia, kanë thënë se është shfrytëzuar forcë e panevojshme, kurse të tjerët, zyrtarë perëndimorë, kanë argumentuar se pas të shtënave me armë dhe hedhjes së granatave nga duart e protestuesve serbë, ndërhyrja ka qenë e pashmangshme. Hetimi i OKB-së rreth ndërhyrjes së trupave të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në ndërtesën e Gjykatës në Mitrovicë më 17 mars, e ka kritikuar përdorimin e forcës. Pjesë të raportit të brendshëm të Kombeve të Bashkuara janë bërë publike ditë më parë në një brifing të mbyllur nga ndihmës/sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate për operacione paqësore Edmond Malet. Agjencia “Reuters” ka cituar ambasadorin rus, Vitali Çurkin, t’u ketë thënë gazetarëve se hetimi i OKB-së ka konkluduar se përdorimi i atëhershëm i forcës kundër serbëve të Kosovës ishte “absolutisht i paarsyeshëm”. Por, diplomatët perëndimorë që ishin në atë brifing hetimin e kanë cilësuar ndryshe. Ata kanë thënë se dëshmitë kanë treguar se ushtarët dhe policia kanë vepruar brenda mandatit të tyre. Në Kosovë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar raportin si jo real. Sipas Rexhepit, atë ditë ka qenë i nevojshëm përdorimi i forcës, pasi trupat ndërkombëtare kanë qenë të sulmuara nga ana e serbëve. Komiteti për Siguri i komunës së Mitrovicës, pas incidenteve ndëretnike të ditëve të fundit, të cilat sollën dje edhe arrestimin e tre serbëve në Mitrovicë, kërkoi masa shtesë të strukturave të sigurisë në këto pjesë të qytetit. Tre adoleshentët serbë u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj një të riu shqiptar, në lagjen e boshnjakëve, i cili provokoi incidente serioze ndëretnike, ku u lënduan katër persona, një polic ndërkombëtar, një shqiptar dhe dy serbë.
UNMIK mohon negociatat me Beogradin
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Beogradin pa pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Ai hodhi poshtë deklaratat se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, po zhvillon negociata me Beogradin pa dijeninë e Prishtinës zyrtare. “Ne jemi aty për të ndihmuar dialogun. Nuk ka negociata. Çdo gjë për të cilën do të mund të arrijmë marrëveshje, do të bëjmë vetëm me pëlqimin e Prishtinës. Kjo është esenca”, ka thënë Ivanko. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, ka hedhur poshtë zërat se shefi i tij ka propozuar krijimin e një strukture policore jashtë strukturës komanduese të policisë së Kosovës.
Mujota mbi transformimin e TMK-së
Ministri i parë i sapoemëruar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, u takua dje me Komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral-lejtant Sulejman Selimin. Në takim u bisedua lidhur me transformimin e TMK-së dhe përfshirjen e pjesëtarëve të saj në forcën e ardhshme të sigurisë. Të dy palët janë pajtuar se forca kosovare e sigurisë duhet të jetë forcë që do të aplikojë standardet më të larta profesionale dhe kanë konstatuar se transformimi i TMK-së do të jetë proces shumë i vështirë, pasi shumë pjesëtarë të këtyre trupave nuk do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.