Meksi: Gënjeshtra, raporti konstant i qeverisë me qytetarët
Në raport me situatën ekonomike në vend, qeveria aktuale vijon të mbajë një marrëdhënie konstante me publikun; gënjeshtrën. Të paktën ky është gjykimi që vjen nga Partia Socialiste, e cila përmes deputetes Ermelinda Meksi ka sjellë disa ilustrime që flasin për mentalitetin e saj propagandistik. “Dukuria e parë që vihet re është se qeveria nuk i publikon kurrë të dhënat e ekonomisë kur ato janë negative; dukuria e dytë është fakti se botimet mujore statistikore, kur të dhënat janë negative, edhe në ato raste kur botohen jepen në formën e njoftimeve për shtyp të cilat, duke u lexuar në mënyrë pjesore, synojnë të mbështesin propagandën e mrekullive ekonomike të Kryeministrit”, deklaroi Meksi. Duke zbuluar disa praktika të “djallëzisë” burokratike ajo ka përgënjeshtruar edhe pretendimet e Kryeministrit për borxhin e trashëguar nga qeveritë socialiste. Shifrat me legjitimitet të dyshimtë, janë i vetmi fakt i mrekullisë ekonomike shqiptare.
#