Gumi: Shqiptarët s‘kanë kohë për eksperimente politike
Kandidati i 13-të për PD-në në Qarkun e Tiranës, Viktor Gumi, tregon arsyet pse zgjodhi të kandidonte më 28 qershor nën siglën e Partisë Demokratike. Ministri i kabinetit "Berisha" pohon se elektorati do të tregojë më 28 qershor se cila nga partitë politike ka listën më të mirë të kandidatëve.
Zoti Gumi, pse duhet të rivotohet Partia Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit?
Besoj se lista e PD-së është lista që jep garancitë e nevojshme për të përfunduar një tjetër projekt madhor i Shqipërisë, siç është integrimi i saj në Bashkimin Europian. Natyrisht, të jesh pjesë e një ekipi që përpiqet në çdo kohë të bëjë më të mirën dhe që treguesin e matjes e ka punën e përditshme dhe rezultatet konkrete, është shërbimi më i mirë që mund t‘i bëhet vendit.
Lista e PD-së ka një kombinim të shkëlqyer të përgjegjësive, eksperiencës politike, karrierës në politikë, ekspertizës teknike dhe prurjeve të reja në klasën e politikës. Besoj se është kombinimi më i duhur dhe më i nevojshëm për vendin dhe që garanton një qeverisje stabël në katër vitet në vijim. Nuk kemi kohë për të bërë eksperimentime qeverisëse dhe përpara projekteve të mëdha dhe sfidave që na presin të merremi me eksperimente konfliktesh partiake, që për vëmendjen e publikut janë një fenomen i njohur mirë në vitet 2000-2005.
Si e konsideroni ngjitjen tuaj të shpejtë në karrierën politike? U bëtë zv/ministër, pastaj ministër dhe tanimë jeni në listën e kandidatëve për deputetë?
Më lejoni që të theksoj se nuk ka qenë ngjitje dhe aq e shpejtë. Për një kohë relativisht të gjatë kam ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë, të cilën jam përpjekur maksimalisht ta kryej me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim. Ftesën për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Qarkun e Tiranës e pranova me kënaqësi. Për mua një gjë e tillë është privilegj dhe në të njëjtën kohë një detyrim i madh, detyrim ndaj atyre që tani po i takoj përditë dhe detyrim më madhor ndaj atyre që më 28 qershor do të votojnë për rikonfirmimin e kësaj mazhorance qeverisëse. Besoj se detyra e përfaqësuesit të popullit në organin ligjvënës nuk është detyrë përfaqësimi vetëm e një shtrese popullsie, vetëm e një krahu apo bindjeje politike. Është diçka përtej këtij kufiri, ndaj edhe besoj dhe shpresoj që i gjithë elektorati, si i majtë, i djathtë, apo i qendrës, të rinj, të moshuar, të punësuar e të papunë të gjejnë te figura ime përfaqësuesin dinjitoz.
A mund të konsiderohet rasti "Gumi" një model për të rinjtë që duan të angazhohen në skenën politike?
Nuk më pëlqen të etikohem me raste apo fenomene dhe, për më tepër të përgjithësohem me to. Besoj se secili prej nesh, në Shqipërinë e vitit 2009 mund të zgjedhë skemën e vet të futjes apo ndikimit në klasën politike. E rëndësishme është që kësaj klase t‘i ofrohet përgjegjësia politike, ndershmëria qytetare, humanizmi dhe idealizmi që kërkon një vend në rrugën e integrimit dhe ekspertiza e nevojshme teknike. Sa për rastin tim, besoj se është rruga më e logjikshme e maturimit profesional dhe dëshirës për t‘u përfshirë në ndryshimin e madh tashmë në role vendimmarrëse.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Ato që i kam ofruar deri tani, ato që njerëzit, të njohur dhe të panjohur, shohin te figura e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Për një gjë ju siguroj, për mua dhe për Partinë Demokratike qytetari është i pari, ndaj edhe nuk do të rreshtim çdo minutë, orë apo ditë të qeverisjes sonë së nesërme jo vetëm duke u thënë njerëzve "jemi në shërbimin tuaj", por duke u vënë realisht në shërbim, duke dëgjuar dhe zgjidhur si problemet dhe hallet e individit, ashtu edhe ato të komunitetit.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, kush do të ishte ai?
Një përgjigje të tillë nuk mund ta jap, sidomos në formën e recetave klasike. Listat kanë kohë që janë shpallur, votuesit po njohin përditë e më shumë kandidatët e tyre, ata që pritet t‘i përfaqësojnë në organin më të lartë ligjvënës të vendit. Besoj se përgjigjja më e mirë për pyetjen tuaj do të jepet pikërisht nga votuesit më 28 qershor 2009.
CV
Viktor Gumi
-Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, 1992-1996
-Pjesëmarrës në shumë konferenca, seminare, kolegjiume, takime dhe vizita studimore organizuar nga Këshilli i Europës, NATO, OSBE, British Council etj., 1997-2006
-LLM në International Human Rights Law, University of Essex, United Kingdom (i dalluar), 2001-2002
-Drejtor i Departamentit Juridik në Parlament, 2002-2006
-Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, 2006-2008
-Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta