Meksi, përfundimisht jashtë, Selami në PD
Përfshirja e tij në “Polin e Lirisë” gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit ka shënuar dhe shkëputjen përfundimtare nga PD-ja të ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi. Kjo pwr faktin se statuti i PD-së ndalon rastet kur individi është bërë pjesë e nje subjekti tjetër politik. Ndërkohë që ish kryetari i PD-së Eduard Selami mbetet sërish antar i KK-së. Deri dje Meksi ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, por me zgjedhjet e reja, ai nuk përfiton nga neni 40 i statutit të ri të PD-së si ish-Kryeministër i qeverisjes së parë demokratike. Në bazë të këtij neni, Këshilli Kombëtar përbëhet nga: a) Kryetari dhe zëvendësi(t) e tij; b) Sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë të partisë; c) Kryetari i bordit financiar (trezorieri) i partisë; d) ish-presidentët e Republikës, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarët e PD-së; e) kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive të kategorisë së parë; f) kryetarët e degëve me dy ose më shumë nëndegë; g) kryetarët e organizatave partnere etj.