Ruajta e rendit dhe e sigurise
Komandanti i Forcave të armatosura amerikane në Afganistan, John Allen deklaroi se SHBA-të do të kërkojnë forca të rëndësishme luftarake për vitin 2013 në Afganistan.
Gjenerali Alen deklaroi për senatin amerikan se për të vazhduar luftën në Afagnistan do të duhen forca të mëdha ushtarake për vitin 2013. Ndërkohë që sipas presidentit, Barak Obama SHBA ka në plan për të reduktuar rreth 33 mijë trupa nga Afganistani deri në tetor të vitit 2012, duke angazhuar rreth 68 mijë trupa për të vazhduar luftën kundër talebanëve. Sipas një plani të miratuar nga vendet e NATO-s dhe qeverisë afgane, forcat lokale gradualisht do të marrin përsipër sigurinë dhe rendin në Afganistan deri sa trupat e huaja të largohen në vitin 2014.
Më herët Allen deklaroi se do të bënte rekomandime, pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, për një tërheqje graduale të trupave në vitin 2013 dhe 2014. Një numër i konsiderueshëm nga republikanët kërkojnë një numër të lartë trupash amerikane në luftë kundër talebanëve, ndërsa nga ana tjetër demokratët kanë kërkuar një tërheqje të shpejtë të trupave amerikanë, për shkak të kostos tepër të madhe. Për këtë arsye presidenti Barak Obama po përballet me një presion të vazhdueshëm për të përshpejtuar tërheqjen, pas një dekade lufte në shtetin e Afganistanit.