E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia paralizohet nga greva

Portugalia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme e transpotit publik, në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese të qeverisë dhe reformave të punës të cilat janë ndërmarrë si kusht për marrjen e 78 miliardë eurove.
“Pushtoni rrugët, bllokoni gjithçka” janë disa prej sloganeve të protestuesve, të cilët thonë se reformat e kthejnë orën pas në të drejtat e punës, rrisin papunësinë dhe ulin standardet e jetesës.
Portugalia po përballet me recesionin me të rëndë që prej 1970, që ka detyruar qeverinë në marrjen e një pakete të ndihmës nga BE dhe FMN.
Ekonomistët thanë se Portugalisë i duhet një tjetër paketë shpëtimi, pasi recesioni po thellohet gjithnjë e më shumë.
Organizuesit e grevës thanë se transporti hekutudhor është paralizuar, përfshirë dhe atë ndërkombëtar Lisbonë-Madrid.
Po ashtu dhe metroja e Lisbonës u mbyll pas mesnatës, ndërsa spitalet kanë pranuar vetëm rastet e emergjencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›