E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksiko, gjenden 9 persona me kokë të prerë

Në qytetin e Meksikos janë gjetur 9 persona me kokë të prerë. Trupat u gjetën përgjatë një rruge kryesore, në afërsi të qytetit të Chilpancingo, një bazë ushtarake, rreth një ore larg me makinë në veri të Acapulco.

Kokat e tyre të prera, sipas raportimeve tw policisë ishin futur në një qese plastike pranë një qendre tregtare.

Ekspertët kanë reaguar pas ngjarjes dhe kanë deklaruar se përgjithësisht prerja e kokës përdoret nga kartelet meksikane të drogës.

Sekretari lokal për sigurinë e publikut ka thënë se disa nga viktimat ishin ushtarë, ndërkohë që ka sqaruar se bashkë me kokat e prera ishte lënë edhe një letër ku shkruhej se do të kishte edhe më shumë koka të prera.

Në një kohë kur korrupsioni mbetet një problem në radhët e forcave policore në Meksikë, Presidenti Calderon gjithmonë e më shumë i ka varur shpresat tek ushtria, në një përpjekje për të shkatërruar kartelet e fuqishme te drogës që operojnë në mbarë vendin.

Rreth 40.000 janë të punësuar aktualisht, ata kanë qenë të sukseshëm në arrestimin e udhëheqësve të disa bandave dhe në ndërprjen e disa rrugëve të trafikimit.

Qeveria thotë se shumica e vrasjeve në Meksiko gjatë vitit që shkoi janë rezultat i karteleve të dobësuara që luftojnë mes tyre.

Por po ashtu ka prova se bandat e drogës janë të përgatitura që të luftojnë edhe me ushtrinë, dhe në këtë rast kjo taktikë e tmerrshme e prerjes së kokave duket se ka si qëllim që të përhapë frikë mes atyre që kërcënojnë ata. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›