E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melani Grifit shtrohet në një klinikë për disintoksikim



Aktorja Melani Grifit është shtruar në një klinikë për t’u disintoksikim. Lajmi bëhet i ditur nga revista “People”, e cila citon zëdhënësin e yllit amerikan Robin Baum, sipas të cilit Grifit “ndodhet atje për t’u kuruar dhe kjo është pjesë e një plani rutinë të vendosur mes saj dhe mjekëve disa vjet më parë”. Prej kohësh aktorja lufton kundër varësisë ndaj medikamenteve. Në vitin 2000 ajo pohoi se kishte varësi nga ilaçet që përdorte për të pakësuar dhimbjet e shkaktuara nga qafa. Kësaj, ndër vite mendohet se iu shtuan edhe probleme të lidhura me alkoolin dhe drogën. Sipas lajmeve që qarkullojnë në Los Anxhelos, aktorja 52-vjeçare, e martuar me Antonio Banderas në vitin 1996 ndodhet në klinikën “Cirque Lodge”, në shtetin Utah.

26 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›