Kosovë, tension dhe përleshje në Mitrovicë dhe në Prishtinë
Blerina Olldashi
Kosova është përfshirë dje nga tensione në Prishtinë dhe Mitrovicë. Lëvizja “Vetëvendosje” zhvilloi një protestë e cila përfundoi me shkatërrimin e automjeteve të EULEX-it, ndërkohë në Mitrovicë pati përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur pesë shqiptarë dhe dy serbë, nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, teksa banorët shqiptarët po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, tha se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet për ringritjen e shtëpive kishin rifilluar dhe nga zemërimi fillun të hidhnin gurë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat speciale të EULEX-it, duke shfrytëzuar gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
“Punimet janë duke vazhduar, ka thënë Mehmeti, ndërkohë që autoritetet tashmë e kanë vënë situatën nën kontroll”.
Kroi i Vitakut është kthyer më shumë se njëherë në arenë përleshjesh mes shqiptarëve dhe serbëve. Që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët e Mitrvicës janë treguar agresivë ndaj shqiptarëve që jetojnë në zonën veriore të qytetit që ka popullsi me shumicë serbe. Ndërkohë në Prishtinë, aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” sulmuan duke shkatërruar 28 automjete të EULEX-it, në shenje proteste ndaj protokollit që ky mision do të nënshkruajë me Serbinë. Policia arrestoi 20 aktivistë të “Vetevendosje”-s. EULEX-i ka dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë nga aktivistët e Vetëvendosjes. “EULEX-i vlerëson përgjigjen e shpejtë dhe efikase të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike. Megjithatë dëmet kriminale nuk i çojnë përpara interesat apo argumentet e cilitdo prej protestuesve të tillë”-, thuhet në një komunikatë për shtyp të EULEX-it. Aktivistwt e Lwvizjes Vetwvendosje vlerwsuan se qwllimi i kwtij aksioni ndwrlidhej me vetw misionin e EULEX-it, i cili sipas tyre wshtw vendosur nw Kosovw me lejen e Beogradit dhe po pwrgatit thellimin e bashkeepunimit me Serbinw me nwnshkrimin e njw marrwveshjeje e cila pwr Kosovwn wshtw e papranueshme.
“Ne shprehëm pakënaqësinë tonë me proceset aktuale politike, në të cilat është i përfshirë EULEX-i dhe të cilat po i udhëheq. Këto procese kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, duke e përjashtuar shtetin e Kosovës. Pra, po flas për protokollin policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, i cili është paralajmëruar se do të nënshkruhet”,- tha Glauk Konjufca, anetar i lwvizjes “Vetevendosje”.
26 Gusht 2009