Xhesika Biel. e bukur, por e rrezikshme
Xhesika Biel? Të gjithë do të thoshin: është e bukur. Por të kërkosh materiale për të në internet është shumë e rrezikshme. Aktorja është zgjedhur “personazhi i famshëm më i rrezikshëm“ për shkak të materialeve me virus që gjenden në faqet e ndryshme të internetit kur kërkon informacion rreth saj. Këtë e pohon agjencia e sigurisë së informatikës “McAfee Inc.”, sipas së cilës ka shumë mundësi që kërkimet për aktoren 27-vjeçare të përfundojnë me virus. Vitin e kaluar, vipat më të rrezikshëm u vlerësua Bred Pit. “Fansat që kërkojnë materiale për të dashurën e Xhastin Timbërleik - pohon McAfee – kanë një mundësi në pesë të përfundojnë në një adresë të krijuar për dëmtimin e kompjuterave”. Mos ndoshta xhelozia e Timbërleik ka organizuar këtë komplot, për të evituar që sytë e huaj të vështrojnë patrneren e tij? Në vendin e dytë si personazhi më i rrezikshëm është renditur këngëtarja Bejonse dhe më pas figurat e reja të Hollivudit Milej Sirus, Eshli Tisdeil dhe Lindsi Lohan. Figura të tjera të “rrezikshme’ konsiderohen edhe Megan Foks, Anxhelina Zholi, Tom Bredi dhe Gisel Bundshen.
26 Gusht 2009