E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhen zjarret në Greqi, bëhet vlerësimi i dëmeve



Situata e rëndë e krijuar nga zjarret që përfshinë rrethinat e Athinës dhe disa pjesë të tjera të Greqisë, duket se është përmirësuar. Forcat zjarrfikëse janë marrë me disa vatra më të vogla zjarri që digjeshin aty – këtu dhe nuk është përjashtuar plotësisht rreziku i riaktivizimit të tyre. Sipas shërbimit zjarrfikës, situata është vënë nën kontroll edhe në pjesët e tjera të vendit, me përjashtim të zjarrit vazhdoi në gadishullin e Evias. Ndërkohë nuk janë eliminuar krejtësisht problemet në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e defekteve të shkaktuara prej zjarreve. Dje filloi vlerësimi i dëmeve në rajonin e Atikës, ku sipas zëdhënësit të qeverisë janë dëmtuar krejtësisht ose pjesërisht 150 banesa. Sipas sistemit informativ europian për zjarret në pyje, që i merr të dhënat nga sateliti, gjatë këtyre ditëve në Greqi janë djegur 235 hektarë pyje.

26 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›