Shqipëria, kazino si në Las Vegas

09/06/2005 Nano, prodhimi bujqësor bio, turizmi dhe industria e lehtë, e ardhmja e vendit
Industria Turistike do të jetë një nga drejtimet krysore, ku do të orientohet ekonomia shqiptare vitet e ardhshme. Sipas Kryeministrit Fatos Nano, një nga prioritetet kryesore që vendi do të konkurrojë në rajon dhe më gjerë, do të jetë turizimi i tipit Las Vegas. Ndërtimi i disa kazinove përgjatë vijës bregdetare të vendit do t'i japë impakt të ri zhvillimit turistik, duke i shndërruar plazhet shqiptare më të preferuarat në Mesdhe. Gjatë prezantimit të tre drejtimeve kryesore, ku do të bazohet e ardhmja ekonomike e vendit, kreu i qeverisë i ka kërkuar klasës së biznesmenëve shqiptarë që t'u jepet më shumë rëndësi zhvillimit të eksporteve të prodhimeve vendase në tregun evropian.
Turizmi
Kryeministri Nano ka theksuar se një nga shtyllat kryesore, ku do të bazohet zhvillimi i turizmit në Shqipëri, është ai i ndërtimit të kazinove. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të thithë një fluks të madh turistash, duke i hapur rrugë dhe zhvillimit të resurseve të tjera në vend. “Do të konkurrojmë, do të konsolidohemi në ekonomine globale në 10 vitet e ardhshme, duke u bazuar te turizmi. Turizmi që lidhet me bregdetin tonë të virgjër mbi 400 kilometra, krijimin e një turizmi, e një industrie turistike, që integron të gjitha atraksionet e industrisë turistike globale. Natyrisht, dhe lojërat e fatit, natyrisht dhe resurset, ku vihet familjarisht dhe ka atraksione për të gjithë nga lojërat e fatit, për burrat te golfi, te pensionistët, apo lodrat e ujit apo të ajrit për fëmijët. Pra, ne duhet të zhvillojmë turizmin e tipit Las Vegas në Shqipëri. Las Vegas në bregdet nuk ekziston asgjëkundi në Evropë. Dhe për këtë do të durojmë përrallat dhe konfliktet absurde të atyre që nuk kanë asnjë njohuri nga oportunitetet dhe aktivitetet ekonomike që kanë zhvilluar vende dhe rajone të tëra në botë“, tha Nano. Ndërkohë që kreu i qeverisë i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për korrupsion, iu është drejtuar biznesmenëve se “kështu që çka thuhen për korrupsionin janë pa bazë, sepse çdo ankesë, akuzë, informacion për korrupsion ka instrumentet e veta, ka procedurat e veta, ka institucionet e veta ku të qartësohet. Nuk mund të pretendohet në ajër se 1.4 miliardë euro që, sipas një sondazhi ju paskeni paguar korrupsion, i kam marrë unë. Sepse deklarata ime e pasurisë është publike, ka 150 dokumente brenda, është çekuar nga 60 agjenci shtetërore dhe është raportuar në parlament“, tha Nano.
Industria
Rëndësi do t'i kushtohet dhe zhvillimit të industrisë së lehtë, për të prodhur në këtë mënyrë me kosto të ulët, duke aplikuar modelin kinez të kësaj industrie. Gjithashtu sipas kreut të qeverisë, drejtimi i tretë të zhvillimit ekonomik do të jetë dhe përpunimi i potencialit agroushqimor të vendit, bujqësor dhe blegtoral, duke orientuar të gjithë sipërmarrjen e agrobiznesit në produkte organike, produkte biologjike. Produktet bio ose organike janë një komponent sensitiv i profilizimit të ekonomisë shqiptare dhe i rritjes sonë të qëndrueshme në 10 vitet e ardhshme, është shprehur Nano.