E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasjet politike pengojne investimet

Keshillat/ Qytetet vijojne te mbeten peng i keshillave bashkiake ku te djathtet dhe te majtet akuzojne njeri-tjetrin per vendime dhe projektbuxhete politike


Kaos dhe debate ne keshillin bashkiak. Kjo ka qene atmosfera ne rishqyrtimin e buxhetit pas mos shpalljes se ligjshmerise nga ana e prefektit. Gjate gjithe kohes nuk kane munguar debatet te cilat kane kaluar deri ne fyerje personale ndermjet keshilltareve.


Situata ka qene mjaft e tensionuar ku teksa kane verejtur mungesa nga ana e te majteve te djathtet jane fokusuar kryesisht per respektim te procedurave kohes ne dispozicion per tu njohur me materialet dhe kur me pas ne salle kane ardhur te tjere keshilltare te se majtes ata kane braktisur sallen si dhe votimin e buxhetit.


Gjate gjithe diteve qe pararenden mbledhjen e keshillit ka pasur deklarata nga te dyja palet. Kreu i baskise Gjika duke inspektuar punime ne qendra banimi ku do te investohej e ka cilesuar gjithcka nje veprim politik nga ana e prefektit.


Ai tha se buxheti eshte konsultuar me te gjitha grupet e interesit nuk ka shkelje ligjore dhe mbi te gjitha ai nuk eshte nje buxhet elektoral. Nga ana e prefektit u lajmerua se nese nuk do te merren parasysh te gjitha verejtjet e tij gjithcka do ti kalonte per shqyrtim procedurave gjyqesore ndersa keshilltare te djathte qysh dje u prononcuan per kohen e zhvillimit te mbledhjes shume e shpejte sipas tyre dhe nuk linte kohe per tu njohur me te gjitha verejtjet dhe rishqyrtimet e tyre.


Dje sic edhe ishte paralajmeruar mbledhja nuk ka folur aspak per bashkepunim por tension deri ne braktisjen e salles. Buxheti u miratua fillimisht ne dhjetediteshin e trete te dhjetorit nga keshilli bashkiak dhe i kaloi serish ketij keshilli pas refuzimit te firmes nga ana e prefektit Eduart Velcani. Dje buxheti eshte miratuar serish nga keshilltaret e majte me 25 vota nderkohe qe pritet te rikaloje ne tryezen e prefektit per shprehjen e ligjshmerise.


E njejta situate problematike vijon edhe ne qytetin e Fierit. Ne te projektbuxheti 2011 nuk ka nisur ende shqyrtimin. Drejtoresha e buxhetit te bashkise Antoneta Dhima deklaroi se bashkia e ka ushtruar detyrimin e saj ligjor duke ia paraqitur ate Keshillit Bashkiak. Por ne thyerje te afateve te caktuara ligjore organi vendimmarres nuk e ka marre ende ne shqyrtim ate. Komisioni i Ekonomise se Keshillit te Bashkise i mbledhur disa dite me pare ka analizuar projektbuxhetin dhe eshte shprehur parimisht dakord.


Por ende nuk ka njoftim per daten e mbledhjes se keshillit bashkiak dhe marrjen me vonese ne shqyrtim u shpreh Dhima. Ne konferencen per shtyp ajo tha se bashkia deshiron ti paraqese publikut permbajtjen e buxhetit te vitit 2011 qe ashtu si ai i vitit te kaluar i shumelakuar politikisht eshte hartuar mbi bazen e formave dhe metodologjive ligjore.


Nderkohe nenkryetari i Bashkise se Fierit Florian Mucaj shprehet se jane kryetari i keshillit Admirim Shehu dhe sekretari Nikolla Thomai ata qe kane penguar zhvillimin e mbledhjes se keshillit ne Fier shumicen e kane te djathtet ku do te diskutohej dhe ndoshta dhe miratohej projektbuxheti.


Ne si ekzekutiv i Bashkise se Fierit i kemi paraqitur keshillit bashkiak projektbuxhetin e vitit 2011. Ky projekt buxhet eshte miratuar ne daten 11 janar nga komisioni ekonomik prane Keshillit te Bashkise. Megjithate deri me sot nuk kemi asnje pergjigje per fatin e buxhetit si dhe per mbledhjen e keshillit te bashkise tha nenkryetari Mucaj duke e permbyllur me faktin se qyteti i Fierit do te humbase shume nese nuk miratohet ky buxhet.
Projektbuxheti Fier


Fond prej 5 000 000 lekesh per shpronesim toke per zgjerimin e varrezave publike
Fond 16 496 000 leke per shpronesim per ndertimin e rrethrrotullimit ne Sheqin e Madh - ndertim per te cilin ka vendosur vete Keshilli i Bashkise.


Investim prej 25 000 000 lekesh per rikonstruksionin e Qendres Kulturore te Femijeve
666 115 000 leke per vazhdimin e zbatimit te projektit te ndertimit te banesave sociale kontribut qe duhet ti bashkohet fondit te Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes
Planifikimi per ndricimin e stadiumit te futbollit


Shpenzim i planifikuar per blerjen e nje gjeneratori per Teatrin
Investime per rruget
Rruga Thoma Gallo - 10 000 000 leke per asfaltim trotuare ndricim kanalizime te ujerave te zeza dhe ujerave te bardha
Rruga Hasaf Dishnica - 15 700 000 leke
Rruga Mico Plaka - 9 000 000 leke
Rruga Kostandin Kallogjeri - 5 000 000 leke
Rruga Astrit Toto - 9 500 000 leke
Rruga Llukan Toska - 22 459 000 leke
Rruga Riza Shanaj - 15 700 000 leke
Rruga Mico Papuciu - 8 000 000 leke

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›