Melo vesh dorëzat dhe pret penalltinë (video)

Mesfushori Felipe Melo shpeshherë gjatë karrierës së tij ka qenë në qendër të vëmendjes për veprime të dhunshme të cilat i kanë sjell përjashtime.
Por, ylli i Galatasarayt ka bërë lajm me një veprim të pazakonshëm. Ish anëtari i Juventusit ishte hero i skuadrës së tij në fitoren 1-0 në udhëtim ndaj Elazigspor në kuadër të Kampionatit turk të shtunën mbrëma.
Portieri Fernando Muslera u përjashtua në minutën e fundit të takimit, kur edhe u akordua një penallti në favor të vendasve. Galatasaray kishte kryer të gjitha ndërrimet dhe në portë hyri Melo dhe e zëvendësoi denjësisht uruguaianin. Melo priti penalltinë e Elazigsporit dhe ia siguroi fitoren Galatasarayt.