Cole, dëshirë e Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Ashley Cole, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail të dielën.
Cole ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge kurse menaxheri i ri i Chelseat, Rafael Benitez ka pranuar se futbollisti mund të largohet nga klubi.
Ndërkohë, Mourinho thuhet se synon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes pas lëndimit të brazilianit Marcelo dhe Cole është objektivi kryesor i tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit.