E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp insiston për Beckhamin

Menaxheri i ri i Queens Park Rangers, Harry Redknapp beson se David Beckham ende ka kualitete të nevojshme për të luajtur në Premierligë.

Beckham 37 vjeç do të largohet nga Los Angeles Galaxy në dhjetor dhe spekulohet me transferim në QPR, pasi Redknapp mori drejtimin e skuadrës të shtunën.

Redknapp tha për BBC Radio 5 Live: “Jam i sigurt se David mund të luajë sërish në Premierligë. Nuk kam biseduar ende rreth tij me presidentin por do të analizojmë gjërat”. Redknapp u mundua të transferojë Beckhamin si huazim në janar 2011 sa ishte në krye të Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›