Trezege në historine e Serise A

Dhe të mendosh se dy herë Juventusi kishte rrezikuar ta humbiste. I pari, ishte Kapelo, i cili bëri presion mbi "triadën" e vjetër që e kishte vendosur në merkato për të mos e rinovuar kontratën, dhe më pas, i dyti ishte Blank, që arriti ta bindë për t'u "martuar" edhe njëherë me Juventusin. Trezege, 147 gola me fanellën bardhezi, prej të cilëve 12 në kampionatet e Serisë A, me një mesatare fantastike të 0.65 golave për ndeshje (i dyti pas Nordahlit, i cili ka një mesatare prej 0.77 golave në një takim). Të gjithë trajnerët që kanë punuar me francezin, janë të dashuruar me të. Edhe Ranieri po tregon të njëjtat ndjenja, ashtu sic e kishte dëshmuar më parë dhe Anceloti, Lipi, Kapelo e Deshamps. Dhe të gjitha golat pa shënuar penallti. Ato kanë qenë gjithmonë të Del Pieros, David nuk ka gjuajtur më shumë se katër të tilla në shtatë vjet e tre muaj me Juventusin. Si mund të diskutosh për Trezegënë? E pamundur të shohësh se c'ka brenda zemrës së tij. Megjithatë në vitin 2004 ishte i nevojshëm prestigji i Kapelos për të ndaluar arratisjen e Davidit drejt Barcelonës, klub me të cilin kishte arritur edhe një marrëveshje ekonomike. Një vizitë blic e Fabios në qendrën stërvitore të Kombëtares franceze, që po përgatitej për finalet e Europianit portugez, e bindi qendërsulmuesin nga Rueni, i cili kishte atëherë një këmbë jashtë Juventusit. Tre vjet më pas, sërish Trezege në arratisje. Kjo ndodhi në qershorin e këtij viti, pasi kishte shënuar 15 gola në Serinë B dhe kishte fituar sërish të drejtën për të marrë pjesë në A. Më pas erdhën konfirmimet e Bufonit, pastaj ajo e Trezegesë, për ta mbyllur me Kamoranezin dhe Nedvedin. Të gjithë duke sakrifikuar me dëshirën se dhe Del Piero do ta bënte këtë, por kapiteni edhe sot e kësaj dite nuk po e rinovon kontratën. Historia e kësaj pjese të parë të kampionatit me vendin e parë dhe të dytë midis Interit dhe Juventusit dhe me ciftin më të suksesshëm në Itali: Ibrahimovic-Trezege, i pari për zikaltërit, i dyti, për bardhezinjtë. Shtatë gola në shtatë ndeshje për Trezegënë, dhe të mendosh se tre vjet më parë, ai dëshironte të largohej te Barcelona.
Golashënuesit më të mirë
Lojtari Gola Ndeshje Mesatare
1.Nordahl 225 291 0.77
2.Trezege 102 157 0.65
3.Hansen 139 214 0.65
4.Nyers 153 236 0.65
5.Shevcenko 127 208 0.61
6.Batistuta 184 318 0.58
-----------------------
12.Krespo 134 249 0.54
24.Inzagi 127 291 0.43
28.Toti 155 375 0.41