Memelli: S‘jam ende në 100% të formës
Tirana ka më shumë se kurrë nevojë për të, por Migen Memelli nuk është ende gati. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar gjatë një prononcimi të djeshëm. "Nuk e ndien ende veten në 100% të formës", u shpreh Memelli, i cili ka munguar që nga fillimi i sezonit, periudhë e cila përkon edhe me një paraqitje jo të mirë të Tiranës në kampionatin shqiptar të futbollit. Por sulmuesi thekson se do të respektojë vendimin e trajnerit, nëse do të zbresë në fushë apo jo në derbin e fundjavës ndaj Dinamos. "Ai që vendos, është trajneri dhe unë do ta respektoj vendimin e tij. Gjithsesi, mund të them se për momentin jam në gjendje të luaj të paktën 45 minuta". Megjithatë, trajneri Alban Tafaji, duket se ka planifikuar atë në skuadrën anti-Dinamo, ku një tjetër i rikthyer do të jetë kapiteni Dejvi Mukaj.
A. M
A. M