E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi i parë do të luhet më 21 tetor

Tani vjen momenti që të gjithë ta marrin seriozisht impenjimin e tyre në garën për të fituar trofeun e dytë për nga prestigji në futbollin shqiptar në një edicion, Kupën e Shqipërisë. Pas 10 ditësh përgatitet të fillojë edhe turi i parë i Kupës, pikërisht ditën e mërkurë, më 21 tetor. Pas dy tureve paraeliminatore, ku morën pjesë vetëm skuadra të Kategorisë së Dytë, në turin e parë do të marrin pjesë 32 skuadra, 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Parë dhe 4 nga Kategoria e Dytë (fitueset e çifteve në eliminatore). Çiftet do të ndahen sipas një skeme të paracaktuar, të renditura në çdo kategori, sipas numrave tek dhe çift në renditjen e sezonit të kaluar. Trofeun e fundit në këtë kompeticion e ka fituar Flamurtari, i cili u impenjua gjatë muajit korrik në Europa League, ku zhgënjeu ndaj Madhëruellit.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›