E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli, bomberi shqiptar mes Ibrës e Mesit



Dash Frashëri- Migen Memelli, sulmuesi i njohur i Tiranës dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar për sezonin e kaluar, ndodhet i 22-ti në botë, në listën e “topçinjve” më të mirë të botës për vitin 2009, përkrah emrave më të shquar si Samuel Eto’o (e përfundoi sezoni si lojtar i Barcelonës), Zlatan Ibramoviçit (si lojtar i Interit), David Vijës (Valencia) apo Lionel Mesi (Barcelona). Lista është hartuar nga Instituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll, IFFHS, një nga më prestigjiozët në botë dhe që përfshiu në këtë “garë” golashënuesit më të mirë të 42 kampionateve të kategorisë maksimale nga Shqipëria, Italia, Franca, Gjermania, Argjentina, Spnja, Meksika, Serbia, Uruguai, Polonia, Australia, etj.

MEMELLI
I konsideruar nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, si një nga blerjet më të bujshme të tij gjatë merkatos së sezonit të kaluar, ish-sulmuesi i Bran Bergenit (Norvegji) dhe Gais (Suedi), Migen Memelli e justifikoi plotësisht veten, duke ndihmuar bardheblutë të fitonin titullin e 24-t kampion dhe një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, të fituar më pas nga Flamurtari i Vlorës. 29-vjeçari shënoi 22 gola gjatë 29 ndeshjeve në të cilat ai u aktivizua në kampionat, teksa u shpall dhe golashënuesi më i mire i kampionatit, duke fituar edhe “Këpucën e artë”. Edhe në Kupën e Shqipërisë, pogradecari është lojtari që shënoi më shumë: 8 gola. Memelli renditet i 22-ti në botë për nga golat e shënuar. I pyetur nga gazeta “Albania”, Memelli (i befasuar jo pak) në linjë telefonike tha: “Është një surprizë e bukur të jem në një listë të tillë, midis emrave më të mëdhenj të botës si Zlatan Ibrahimoviç dhe Lionel Mesi. Gjithsesi, duhet të bëj edhe modestin, pasi dihet forca e kampionatit tonë”.

LISTA
Golashënuesi më i mirë në kampionatet futbollistike për sezonin 2008-2009 është austriaku Mark Janko i Salzburgut, i cili shënoi 39 gola në 34 ndeshje të kampionatit austriak, Bundesliga . Pas tij vjen Diego Forlan i Atletikos së Madriditt, 32 gola në 39 ndeshje të Primera Division në Spanjë. Në podiumin e tre më të mirëve është edhe blerja e re e Interit, kamerunasi Samuel Eto’o, por që e mbylli sezonin e kaluar me kampionen e Spanjës dhe Europës, Samuel Eto’o: 30 gola në 26 ndeshje. Blerja e tretë më e shtrenjtë bë botë, suedezi Zlatan Ibrahimoviç, golashënuesi më i mirë i Serisë A italiane me fanellën e Interit, u ndal në kuotën 25 gola në 35 ndeshje. Nga ana tjetër, Lionel Mesi, kandidati kryesor për fitimin e “Topit të artë 2009” shënoi me fanellën e Barcelonës, 23 gola në 31 ndeshje, duke u renditur në vendin e 17-të.

Golashënuesit më të mirë në botë për vitin 2009

LISTA E IFFHS-së
V Lojtari Ekipi Shteti Nd. Gola
1. Marc Janko Salzburg Austri 34 39
2. Diego Forlan Atletiko Madrid Uruguai 33 32
3. Samuel Eto‘o Barcelona Kamerun 36 30
4. Grafite Volfsburg Brazil 25 28
5. David Vija Valencia Spanjë 33 28
6. Hoze Sand Lanus Argjentinë 37 28
7. Ervin Hofer Rapid V. Austri 34 27
8. Kris Bojd Glasgou Skoci 35 27
9. Edin Xheko Volfsburg Bosnjë 32 26
10. Hektor Mansija Toluca Kili 33 25
11. Zlatan Ibrahimoviç Inter Suedi 35 25
...
17. Lionel Mesi Barcelona Argjentinë 31 23
22. Migen Memelli Tirana Shqipëri 29 22

Kuzhe, sot në “atdheun” futbollistik

Trajneri i Kombëtares A shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, do të mbërrijë sot në Shqipëri. Kroati do të nisë kështu përgatitjet për ndeshjen miqësores kundër Qipros, të programuar më 12 gusht, ku priten edhe risi në listën e lojtarëve të thirrur. Ndeshja e fundit miqësore nën drejtimin e pasuesit të Ari Hanit ishte ajo kundër Gjeorgjisë (1-1) në “Qemal Stafa”, më 10 qershor, menjëherë pas asaj zyrtare me Portugalinë (të humbur 1-2). Për herë të fundit, trajneri i pestë i huaj i Kombëtares në “epokën Duka”, ishte në Shqipëri për të ndjekur takimet ndërkombëtare Dinamo-Lahti (2-0) dhe Flamurtari-Madhëruell (1-0). Kuzhe ka planifikuar të qëndrojë një kohë të gjatë në Shqipëri, madje Federata Shqiptare e Futbollit i ka gjetur edhe një apartament. Pas Qipros, Kuzhe do të ndjekë finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Tiranës e Flamurtarit (16 gusht) si dhe ndeshje nga java e parë e Superligës, që fillon më 23 gusht.

Kalendarët e sezonit

Të mërkurën, më datë 5 gusht në hotel “Rogner” (ora 11:00), do të zbardhen kalendarët futbollistikë të sezonit të ri, 2009-2010, si për Kategorinë Superiore ashtu dhe për Kategorinë e Parë. Superliga fillon, më 23 gusht, ndërsa e Para, një javë më pas, më 30 gusht.

4 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›