E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli, bomberi shqiptar në listë me Mesin



Migen Memelli, sulmuesi i njohur i Tiranës dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar për sezonin e kaluar, ndodhet i 22-ti në botë, në listën e “topçinjve” më të mirë të botës për vitin 2009, përkrah emrave më të shquar si Samuel Eto’o (e përfundoi sezoni si lojtar i Barcelonës), Zlatan Ibramoviçit (si lojtar i Interit), David Vijës (Valencia) apo Lionel Mesi (Barcelona). Lista është hartuar nga Instituti i Statistikave dhe Historisë në Futboll, IFFHS, (më 10 dhjetor 2012), një nga më prestigjiozët në botë. IFFHS-ja përfshiu në këtë “garë” golashënuesit më të mirë të 42 kampionateve të kategorisë maksimale nga Shqipëria, Italia, Franca, Gjermania, Argjentina, Spanja, Meksika, Serbia, Uruguai, Polonia, Australia, etj.

MEMELLI
I konsideruar nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, si një nga blerjet më të bujshme të tij gjatë merkatos së sezonit të kaluar, ish-sulmuesi i Bran Bergenit (Norvegji) dhe Gais (Suedi), Migen Memelli e justifikoi plotësisht veten, duke ndihmuar bardheblutë të fitonin titullin e 24-t kampion dhe një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, të fituar më pas nga Flamurtari i Vlorës. 29-vjeçari shënoi 22 gola gjatë 29 ndeshjeve në të cilat ai u aktivizua në kampionat, teksa u shpall dhe golashënuesi më i mire i kampionatit, duke fituar edhe “Këpucën e artë”. Edhe në Kupën e Shqipërisë, pogradecari është lojtari që shënoi më shumë: 8 gola. Memelli renditet i 22-ti në botë për nga golat e shënuar, me pesë gola më pak se Lionel Mesi i Barcelonës.

LISTA
Golashënuesi më i mirë në kampionatet futbollistike për sezonin 2008-2009 është austriaku Mark Janko i Salzburgut, i cili shënoi 39 gola në 34 ndeshje të kampionatit austriak, Bundesliga . Pas tij vjen Diego Forlan i Atletikos së Madriditt, 32 gola në 39 ndeshje të Primera Division në Spanjë. Në podiumin e tre më të mirëve është edhe blerja e re e Interit, kamerunasi Samuel Eto’o, por që e mbylli sezonin e kaluar me kampionen e Spanjës dhe Europës, Samuel Eto’o: 30 gola në 26 ndeshje. Blerja e tretë më e shtrenjtë bë botë, suedezi Zlatan Ibrahimoviç, golashënuesi më i mirë i Serisë A italiane me fanellën e Interit, u ndal në kuotën 25 gola në 35 ndeshje. Nga ana tjetër, Lionel Mesi fituesi aktual i “Topit të artë 2009” shënoi me fanellën e Barcelonës, 23 gola në 31 ndeshje, duke u renditur në vendin e 17-të.

Golashënuesit më të mirë në botë për vitin 2009
LISTA E IFFHS-së

V Lojtari Ekipi Shteti Nd. Gola

1. Marc Janko Salzburg Austri 34 39
2. Diego Forlan Atletiko Madrid Uruguai 33 32
3. Samuel Eto‘o Barcelona (sot Inter) Kamerun 36 30
4. Grafite Volfsburg Brazil 25 28
5. David Vija Valencia Spanjë 33 28
6. Hoze Sand Lanus Argjentinë 37 28
7. Ervin Hofer Rapid V. Austri 34 27
8. Kris Bojd Glasgou Skoci 35 27
9. Edin Xheko Volfsburg Bosnjë 32 26
10. Hektor Mansija Toluca Kili 33 25
11. Zlatan Ibrahimoviç Inter (sot Barcelona) Suedi 35 25
...
17. Lionel Mesi Barcelona Argjentinë 31 23
22. Migen Memelli Tirana Shqipëri 29 22

14 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›