Islami: Renditja e "The Economist", realitet tragjik
Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi dje se Shqipëria po renditet çdo ditë dhe më shumë në vende me demokraci me probleme. Duke sjellë në vëmendje sondazhin e revistës prestigjioze në botë për ekonominë, "The Economist", Islami u shpreh se Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve të treta, që janë vendet me demokraci hibride, me elementë autoritarë. Në këtë listë, Shqipëria është midis 165 vendeve të botës dhe të 49 vendeve evropiane. Për këtë, Islami, në emër të PS-së, bën me faj qeverisjen aktuale, duke theksuar se në vitin 2009 jetojmë në një demokraci hibride, demokraci e përzier me elementë autoritarë, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2006, kur është kryer ky studim për herë të parë. "Në këtë grup, futet në 2008-ën edhe Shqipëria me qeverisjen e Berishës, për të cilën çdo ditë ju dëgjoni se po ndryshon, se është vendi i parajsës fiskale, se është vendi me rritjen më të lartë ekonomike, e tjerë e tjerë mashtrime pa fund", u shpreh Islami. Më tej, ai theksoi se për të bërë këtë klasifikim janë përdorur pesë tregues: 1) pluralizmi dhe procesi zgjedhor, 2) liritë civile, 3) funksionimi i qeverisë, 4) pjesëmarrja në politikë e qytetarëve dhe 5) kultura demokratike.
Shqipëria e ka treguesin e funksionimit të qeverisë të njëjtë me Bangladeshin, Mozambikun, Senegalin, Zambian, Malavin, Butanin, deri me Kubën, që ndodhet në grupin e vendeve autoritare. Akoma më tek tha drejtuesi i PS-së, paraqitet Shqipëria për sa i përket treguesit të "pjesëmarrjes në politikë" të shtetasve. Ky tregues për Shqipërinë është më i ulët se sa në Venezuelën e Çavezit, apo në vendet afrikane të tilla si Tanzania, Kenia apo Etiopia.