Dekretet e Topit, kandidatët përballen sot me deputetët
Komisioni i Ligjeve do të nisë sot zyrtarisht shqyrtimin e gjashtë dekreteve të Presidentit Bamir Topi, për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gjashtë kandidatët e përzgjedhur nga Presidenti do të jenë të pranishëm në komision, ku do të përballen me pyetjet e deputetëve të këtij komisioni. Burime pranë Komisionit të Ligjeve shprehen për “standard” se kandidatët do të pyeten me imtësi në lidhje me karrierën e tyre në fushën juridike. Rregullorja e re e Kuvendit përcaktoi se me kandidatët do të zhvillohen seanca dëgjimore. Të njëjtat burime saktësojnë se deputetët e këtij komisioni do të shqyrtojnë po sot kriteret juridike të dekreteve. Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë në detaje të gjitha kriteret ligjore që përcakton ligji, si dhe do të hartojë një raport në lidhje me plotësimin e këtyre kritereve nga ana e Presidencës. Debatet në komision pritet të nxjerrin edhe kontestime, në rast se do të ketë të tilla, të cilat do të shënohen në raportin që do t’i dërgohet Kuvendit ditën e votimit për gjashtë dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Shqyrtimi
Dekretet e Presidenti Topi për gjashtë gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohen me Rregulloren e Re të Kuvendit, e cila u votua në mënyrë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës. Në seancën e fundit, 103 deputetë votuan pro ndryshimit të kësaj rregulloreje. Kjo rregullore e re përcaktoi që me paraqitjen e kandidaturave, kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës i shqyrton ato dhe harton raportin përkatës. Komisioni i Ligjeve, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen dhe pasi ka marrë miratimin me shkrim të personit të propozuar, shqyrton si përmbushjen e kushteve formale, kushtetuese e ligjore, ashtu edhe meritën e çdo kandidature, duke u bazuar në kritere të matshme dhe objektive. Në rast se komisioni përkatës vëren se ndonjëra nga kandidaturat ka probleme me kriteret ligjore, atëherë kryetarja e Kuvendit ka të drejtën që në emër të Kuvendit të bisedojë me kreun e institucionit propozues, para se të kalojë në seancë plenare. “Për të rritur transparencën dhe ndihmesën e publikut në përzgjedhje, komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat. Përfundimet e nxjerra nga ky proces shqyrtimi i përcillen Kuvendit për të vendosur miratimin ose jo të çdo kandidature të propozuar”, - thuhet në rregulloren e re të Kuvendit.
Gjyqtarët
Vetëm pak ditë më parë, Presidenti dekretoi edhe gjashtë emrat e rinj si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët do të kalojnë në sitën e Kuvendit. Gjashtë emrat e rinj janë Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Arjana Fullani, gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh, Andi Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh, Evelina Qirjako, avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh, Guxim Zenelaj, gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së, si dhe Majlinda Andrea, gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Dekretet e Presidentit u caktuan pas konsultimeve me grupin e juristëve ekspertë, të cilët për një periudhë 10-ditore shqyrtuan kandidaturat e paraqitura. Ekspertët morën edhe sugjerimet e partive politike dhe pas shqyrtimit të hollësishëm të eksperiencave dhe formimit të kandidatëve i paraqitën emrat e tyre kreut të shtetit.
Gjykata Kushtetuese, në shqyrtim çështja “Poda”
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankesën e grupeve parlamentare të PS-së dhe PSD-së, për votimin në Kuvend të dekretit të Presidentit për Zamir Podën. Deputeti Ëngjëll Bejtja, i kontaktuar nga “standard” u shpreh se tashmë kjo ankesë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese, por nuk dihet se kur kjo gjykatë do të japë vendimin e saj. Këto grupe parlamentare, në ankesën e tyre, shprehen se Kuvendi votoi kandidaturën e Zamir Podës për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë, por që në mënyrë krejt të njëanshme, ai u rrëzua me një pretendim juridik të rremë. Gjithsesi, është Gjykata Kushtetuese e cila do të japë verdiktin e saj. Kryetari i Komisionit të Votimit të Kuvend, Arian Madhi, shpjegoi për mediat se “për të fituar duhen 50 % plus 1 të votave dhe zoti Poda mori 65 vota nga 130 deputetë të pranishëm, kur për të fituar i duheshin 66 vota pro”.
700 anëtarë të PS-së, drejt LSI-së në Vlorë
700 anëtarë të rinj, mes tyre edhe 50 themelues të Partisë Socialiste të qytetit të Vlorës, pritet që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e kësaj partie, ku 50 përfaqësues të këtyre 700 anëtarëve zhvilluan një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Sipas njoftimit, në takim morën pjesë themelues të PS së Vlorës, si Tare Hamo, Niko Veizi, Agron Metaj, Platon Arapi etj. Përmes një deklarate të përbashkët, 700 anëtarët e PS-së që do lënë teserën e kësaj partie shpjegojnë arsyet përse braktisin këtë parti. “Opozita shqiptare e udhëhequr nga PS është opozite fiktive "e trukuar", e cila nuk përfaqëson interesat e mijëra socialistëve të vërtetë që kanë sakrifikuar e janë dhunuar nga pushteti i Berishës. Ajo është kthyer në parti interesash "përtej të majtës e të djathtës" siç perifrazoi lidershipi i saj"”, - thuhet në këtë deklaratë. Njëkohësisht ata konsiderojnë se me "mjetet e saj politike ajo po bëhet gjithmonë e më shumë bashkëpunuese dhe "gomonia në rrezik, e Sali Berishës". Anëtarët që priten të largohet theksojnë se në jetën e brendshme të saj po largohet gjithmonë e më shumë demokracia dhe vendin e kontribuuesve dhe themeluesve po e zënë njerëz me interesa të përafërta me pushtetin. "Aq dramatike është kjo gjendje sa dhe fushata zgjedhore e shpallur disa herë po kaq herë është anuluar për mospjesëmarrje dhe indiferencë të anëtarëve të PS-së, të cilët çdo ditë e më shumë po i humbasin shpresat për kthimin e PS-së në pushtet", - vazhdon deklarata. Nisur nga kjo, organizatorët bëjnë të ditur se tek kreu i LSI-së, Ilir Meta, shohin liderin e vërtetë të së majtës. Në këtë mënyrë rikthehet merkatoja e anëtarëve që ka përfshirë dy partitë e së majtës. Edhe pse ka një largim nga njëra palë të tjetra, ajo çka mbetet është se anëtarësia vazhdon ende të mbetet majtas.