E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memoriali per Nene Terezen prezantohet projekti

Figura e Nënë Terezës, është përkujtuar sërish nëpërmjet ekspozitës, që është celur në galerinë FAP në kryeqytet. Një ekspozitë e cila në fokus të saj, do të ketë prezantimin e projektit, cdo detaj te tij për memorialin e Nënë Terezës që do të ngrihet në Tiranë. Fondacioni kulturor "Nënë Tereza", se bashku me autoritetet e qeverise shqiptare, janë iniciatorët e kësaj vepre e cila është i cili konceptuar si një qendër muzeale në nderim të vlerave më të mira.

"Ngritja e këtij memoriali është një domosdoshmëri reale për historinë tonë, është një obligim për një personalitet kaq të shquar, me vlera të jashtëzakonshme. Do të jetë një qendër kulturore, historike, shumë e rëndësishme për vendin tonë. Fondacioni kulturor 'Nënë Tereza' në bashkëpunim me MTKRS do japin kontributin e tyre për ngritjen e këtij memoriali. Sot fondacioni kulturor 'Nënë Tereza', ekspozon projektin dhe ne do tju ishim shumë mirënjohës për të gjithë idetë, për të gjitha sugjerimet dhe opinionet", tha Liri Berisha, presidente e fondacionit kulturor "Nënë Tereza".

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës, kanë qënë ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri si dhe arkitekti i projektit te memorialit e ka konsideruar si një nga veprat më të rendësishme kulturore. "Ky memorial mendoj që do të jetë një qendër shumë e dobishme, e konceptuar me aktivitete shumë dimensionale, dhe të përditshme që Nënë Tereza të vazhdojë përsëri misionin e saj të përcjelljes së dashurisë", tha Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës. "Kur flasim për ndërtimin e një vepre arkitektonike sigurisht që ajo nuk mund të bëhet realitet pa mbështetje dhe pa bashkëpunim", u shpreh Marin Bicoku, arkitekt. Ekspozita e cila do të mirepresë të gjitha mendimet e publikut, do të jetë e hapur deri në datën 15 shkurt.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›