Lili Cingu, koncert recital në TKOB
04/02/2011 Jeta e saj artistike do të vizatohet e tëra në skenë përgjatë një mbrëmjeje të vetme. “Vallja ime, jeta ime” është projekti që do të sjellë më 8 shkurt para publikut valltaren e njohur Liljana Cingu në një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pjesë nga krijimtaria më e bukur e valltares do të shfaqen përpara publikut në këtë shfaqje të saj të veçantë, ku Cingu do të kërcejë përkrah Rexhep Çelikut dhe do të jetë e shoqëruar edhe nga valltarë të tjerë të Ansamblit Popullor.
Valle nga tërë krahinat e Shqipërisë do të vijnë të interpretuara mjeshtërisht nga artistja që i kushtoi jetën skenës.
E vlerësuar nga kritikët e artit botëror, si “Perëndesha e valles”, ajo është mjeshtre e valles popullore folklorike shqiptare dhe një ndër individualitetet e spikatura të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. E nderuar edhe me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, ajo është vlerësuar edhe me dhjetëra çmime, urdhra e medalje të ndryshme, si: Çmimin e Republikës, Urdhrin “Naim Frashëri”, “Diskun e Artë”, “Artiste e Merituar”, me medalje në Dizhon të Francës, në Itali, në Turqi etj.
B.G