Vlorë, pasaportat gati për 1 javë
VLORE - Zyra e pranimit të dokumenteve për pajisjen me pasaporta në komisariatin e Vlorës po punon me kapacitet të lartë.
Kërkesat e shumta për dokumentin e rëndësishëm, kryesisht nga emigrantët që ndodhen për pushime në vendlindje ka bërë që ajo të jetë e hapur dhe gjatë fundjavës. Afati i prodhimit të pasaportave që nga momenti i dorëzimit është 10 ditë. Sipas punonjësve të zyrës së pranimit të dokumenteve kërkesat për të dorëzuar dokumente janë të shumta dhe për këtë arsye punohet me orare të zgjatura, ndërsa përfundon procesin e aplikimit dhe personi i fundit në radhë. Në një ditë mësohet se kohët e fundit kanë aplikuar mesatarisht nga 170 deri në 200 persona. Ndonëse afati i caktuar është 10 ditë, pasaportat mund të përgatiten dhe brenda një kohe prej 1 jave. Shpejtësia e përgatitjes së tyre është favorizuar nga furnizimi pa ndërprerje i energjisë dhe efecienca e kompjuterëve. q.b