E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda një jave 25 çifte në gjykatë

TIRANE - Gjykata e Tiranës është përballur në këto ditë të nxehta të gushtit me një “bum” kërkesash për lëshim të urdhrave të mbrojtjes. 

 Vetëm këtë javë ky institucion ka shqyrtuar më tepër se 25 kërkesa të tilla, ndërkohë që disa kërkesa të tilla do të shqyrtohen edhe gjatë ditës së sotme. Burime nga ky institucion pohojnë se komisariatet e policisë së kryeqytetit adresojnë përditë qytetarë të shumtë për në gjykatë, të cilët ankohen për probleme të dhunës në familje. Menjëherë pasi marrin denoncimet e qytetarëve të dhunuar nga familjarët, inspektorët e Policisë së Rendit dhe ata të sektorit të dhunës në familje i adresojnë për në gjykatë, duke i pajisur me një kopje të denoncimit. Pas kësaj togat e zeza janë të detyruar sipas ligjit, që të dalin me një vendim brenda dy ditësh nga momenti i regjistrimit të kërkesës, ndërsa më pas gjyqtarët duhet të ndjekin dhe informohen për ecurinë e vendimit të firmosur prej tyre. Shpeshherë gjykata u kërkon palëve depozitimin e provave në proces, një problem procedural, i cili sjell jo pak angazhim nga togat e zeza, megjithëse ligji e parashikon që gjykata mund të lëshojë urdhrin e mbrojtjes edhe pas krijimit të bindjes së brendshme.         f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›