Menaxheri i Gërdecit: Punonim me mjete primitive mes barutit e predhave
Dëshmia e Veiz Muçës, njeriut që kujdesej për fuqinë punëtore në Gërdec. Ish menaxheri jep disa raste kur papërgjegjshmëria kishte sjellë rreziqe
Veiz Muça, njeriu që rekrutonte punëtorët e Gërdecit dhe u ndante punët, gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori ka bërë një panoramë interesante të shumë detajeve që nuk diheshin lidhur me aktivitetin në këtë fabrikë. Muça ka shpjeguar rolin e tij madje ai është pyetur nga prokurorët edhe në lidhje me pistat e mundshme të shpërthimit. Më poshtë gazeta boton pjesët kryesore të dëshmisë së Muçës.
Dëshmia
Pyetje: A bëhej instruktimi i punëtorëve të rinj dhe nga kush bëhej?
Përgjigje: Këtyre punëtorëve nuk ju është bërë instruktim.
Pyetje: Me çfarë transportoheshin arkat më municion, thasët e barutit dhe gëzhojat, brenda shesheve dhe në kapanon?
Përgjigje: Arkat më municion nuk transportoheshin, por sistemoheshin në fushat e sipërpërmendura dhe demontoheshin në vend. Për transportin e thasëve të barutit dhe të gëzhojave, përdoreshin disa karroca hekuri, të cilat kishin një pllakë metalike më përmasa rreth 70X30cm dhe 70X50cm, në cepat e tyre nga poshtë ishin të fiksuara më vidhosje katër rrota hekuri, të veshura më gomë nga jashtë.
Pyetje: A dëmtoheshin këto karroca gjatë punës, nëse po ku dëmtoheshin?
Përgjigje: Po, karrocat dëmtoheshin, pasi atyre ju këputej bishti në pjesën ku bashkoheshin më bazamentin e karrocës, ose ju prishej pjesa e gomës së rrotave.
Pyetje: Si vepronit më karrocat e dëmtuara?
Përgjigje: Karrocat e dëmtuara saldoheshin dhe futeshin përsëri në punë. Karrocat e dëmtuara para se të fillonte programi dytë u vendosën në gatishmëri pune, për zhvillimin e programit të dytë, karrocat janë salduar aty në ndërmarrje para se të fillonte puna. Problemi i dëmtimit të karrocave ishte i përditshëm, kështu që karrocat e dëmtuara më urdhër të Dritan Minxollit saldoheshin tek shtëpia e Qemal Deliut, saldimet i bënte edhe vetë Qemal Deliu, por edhe djali i tij Jetmir Deliu, unë personalisht nuk e kam parë se ku ishte saldatriçja saktësisht, por di t’u them se ai e kishte saldatriçen në oborrin e shtëpisë. Di në një rast që Dritani i ka dhënë një tufë më elektroda saldimi Qemal Deliut. Po ashtu saldim ka bërë dhe shtetasi Albert Duka që punonte më pirunin. Ditën e ngjarjes unë kam dhënë urdhër që baruti që ishte grumbulluar në fushën e madhe, të futej brenda në kapanon, pasi koha dukej si për të rënë shi, kështu që grupet e punës që ishin në shesh të 122mm top, filluan të transportonin barutin më karroca brenda në kapanon, në vendin e caktuar. Rreth 5 ose 10 minuta para shpërthimit, unë, së bashku më Dritan Minxollin, kemi dalë nga ndërmarrja, nga hyrja kryesore, më qëllim që të shkonim për të ngrënë bukë, pasi Dritani këmbënguli që unë të shkoja më të. Ne kemi ikur më makinën time, të cilën e ngiste Dritani.
Pyetje: Në momentin kur keni dalë nga ndërmarrja, keni parë që të dalin karroca të dëmtuara ose të kenë hyrë karroca të riparuara në derën kryesore të ndërmarrjes?
Përgjigje: Jo, unë nuk mbaj mend që ta kem parë një gjë të tillë.
Pyetje: Në momentin që ju keni dalë së bashku më Dritan Minxollin nga ndërmarrja, punëtorët po vazhdonin punën apo ishin ulur për pushimin e drekës?
Përgjigje: Di t’ju them se kur unë kam ikur për të marrë makinën, punëtorët i kam lënë duke transportuar barut, kur kam dalë me makinë nuk i kam parë, pasi pamja më bllokohej nga llamarinat e rrethimit të sheshit. Di tu them se unë ju kam thënë punëtorëve që të fusnin barutin brenda dhe pastaj të uleshin për të ngrëne bukë, kështu që mendoj se ta duhet të kenë qenë duke transportuar përsëri barut, pasi në shesh kishte një sasi të konsiderueshme baruti.
Pyetje: Sa grupe pune kanë qenë duke punuar atë ditë, në shesh?
Përgjigje: Aty mund të kenë qenë 18-20 grupe pune, më nga 3-4 persona çdo grup.
Pyetje: Cili është mendimi juaj, nga se mund të ketë ardhur shpërthimi?
Përgjigje: Mund t’ju them se mundësitë janë të ndryshme, një prej tyre mund të jetë fërkimi i rrotave të karrocave më barut të zi, i cili mund të jetë derdhur në tokë, pasi qeset prej bezeje, që e mbanin këtë barut ishin të vjetruara dhe kishte raste që çaheshin dhe baruti derdhej, një mundësi e dytë mund të jetë një goditje pa dashje e kapsollës se gëzhojave, që ka iniciuar gjithë flakën dhe një mundësi e tretë mund të jetë dhe ndonjë djegore, që mund të ketë renë nga një lartësi e konsiderueshme, duke shkaktuar plasje, shkak tjetër mund të ketë qenë dhe ndonjë punëtor i papërgjegjshëm që ka pirë duhan aty në vend dhe një shkak tjetër mund të jetë ndonjë karrocë e salduar në shtëpinë e Delive.
Pyetje: A keni dijeni nëse kompania “Albademil”, kishte ndonjë pikë tjetër pune, si për shembull në Vorë, në Prezë, Rinas, Durrës ose Kavajë?
Përgjigje: Po, unë kam dijeni se kjo firmë kishte një pikë tjetër në Rinas dhe në Shkozet. Njëherë unë kam shkuar së bashku më Dritanin në Rinas, ku ishte një repart ushtarak ku hyrja ishte vetëm më leje. Por Dritani është futur pasi njihej me ta, dhe po ashtu më ka futur dhe mua brenda, aty ishte një përgjegjës më emrin Seit, mbiemrin nuk ia di, i cili ishte nga Fieri. Po ashtu gjate një ditë pune, në Gërdec kanë ardhur disa punëtorë të Rinasit, të cilët donin të takoheshin më Dritanin, pasi donin të merrnin lekët për punën që kishin bëre. Në lidhje më pikën e Shkozetit, aty bëhej grumbullimi i skrapit.
Pyetje: Në momentin që keni hyrë në pikën e shoqërisë “Albademil”, në Rinas,a keni parë se sa punëtorë mund të kishte aty dhe çfarë pune bëhej në atë repart?
Përgjigje: Në momentin që kam vajtur unë aty, nuk kryhej asnjë proces pune dhe më sa kam parë unë, kishte rreth 15 punëtorë, po ashtu kam parë se ishin disa paleta të ngarkuara, të cilat ishin të mbledhura më plastmasë. Në një moment kam dëgjuar që Dritani e ka pyetur Seitin nëse ishte ngarkesa gati dhe Seiti i është përgjigjur se ngarkesa ishte gati, po ashtu kam parë arka municioni si dhe kuti fishekësh prej llamarine, ju sqaroj se arkat e municionit dhe kutitë e llamarinës ishin për fishekët 7. 62mm, me sa kam parë unë, kutitë e llamarinës ishin të hapura më gjuhëz, gjë që tregon se fishekët ishin prodhim i huaj dhe jo shqiptar, pasi siç ju kam sqaruar, kutitë metalike më fishekë të prodhimit shqiptar ishin pa gjuhëz dhe hapeshin duke i sharruar nga fundi.
Pyetje: Kur ka ndodhur që ju keni shkuar më Dritanin në pikën e Rinasit?
Përgjigje: Unë më Dritanin kemi shkuar në Rinas gjatë projektit të parë.
Pyetje: Ç'mund të na thoni në lidhje më barutin e grumbulluar nga projekti i parë dhe nga projekti i dytë?
Përgjigje: Ju sqaroj se në pjesën perëndimore të repartit ishin tre depo, nga të cilat dy ishin me barut nga kontrata e parë, ku njëra ishte më barut 7.62 mm dhe tjetra 12. 7mm, ndërsa baruti i 14.5 mm ishte tërhequr nga firma amerikane, depoja e tretë ishte e mbushur mbi mesin e saj më arka më djegore nga projekti i dytë. Ndërsa katër godinat që ishin pa mure dhe pa çati ishin më arka boshe. Në mes të sheshit që ishte përpara depove ishin vendosur 19 kontejnerë normalë më barut 7.62 mm dhe 12.7 mm nga kontrata e parë, po ashtu ishin dhe 4 kontejnerë të mëdhenj, ku njëri prej tyre mbante sa dyfishi i një kontejneri normal edhe këta kishin barut nga kontrata e pare. 14 kontejnerë normal ishin me barut nga kontrata e dytë, ngjitur me kontejnerët kishte disa arka më predha, rreth dy makina, të cilat ishin më djegore fundore të montuar të prodhimit rus. Pjesa e luginës deri tek zyrat e ish repartit ushtarak ishte e mbushur me predha thërrmuese, më tapë bakeliti, pa iu hequr lënda plasëse, po ashtu edhe fusha pas kontejnerëve ishte më predha, të cilave nuk ju është hequr lënda plasëse. Në pjesën veriore të repartit, ishte një godinë më dy kate, ku ishin vendosur kuti kauçuku, tel plumbi, parafine dhe një dhomë ishte më barut. Një kontejner normal mbante 13 ton barut, ndërsa një kontejner i madh mbante 25 ton barut. Në lidhje së sasinë e barutit të kontratës së dytë, nuk e di se sa mbante një kontejner, pasi më ata merrej Endri Dvorani. Në lidhje më sasinë e barutit që është ndodhur në depo, ju sqaroj se atë e di më mirë një përgjegjës më emrin Faja, mbiemrin nuk ia di, di që ai është nga Vora, më parë ka punuar në ushtri dhe në fund kishte punuar në polici, ai është i moshës rreth 50-52 vjeç, ky person është marrë më transportin dhe sistemimin e barutit në këto depo.
Pyetje: Cili është mendimi juaj, a ishte e përshtatshme teknologjia që përdorej për demontimin e predhave?
Përgjigje: Nuk mund të jap mendim të saktë, por më sa kuptoj mjetet ishin primitive, po ashtu kushtet e punës dhe të ambientit rreth e rrotull ishin të papërshtatshme për zhvillimin e atij procesi dhe si gjithmonë kam pasur parandjenjën se do të ndodhte ndonjë aksident.
Pyetje: A e keni perceptuar rrezikun e ndonjë fatkeqësie në atë ndërmarrje?
Përgjigje: Unë e kam perceptuar rrezikun e ndonjë fatkeqësie dhe ju jam shprehur punëtorëve dhe specialistëve, që nëse ndodhte ndonjë fatkeqësi, porti i Durrësit do të vinte në Gërdec, si shkak i grumbullimit të madh të barutit, predhave dhe djegoreve. Ju sqaroj se dy ditë para shpërthimit, rreth orës 19.30, jam nisur për të dalë që të shkoja në shtëpi, në një moment kam parë sasinë e madhe të predhave dhe të barutit dhe mendova që të flija në ndërmarrje, pasi nuk kisha siguri tek rojet që ruanin ndërmarrjen, kështu që vendosa të qëndroja vetë, që rojet të mos kishin mundësi të flinin duke menduar që ishte njeri nga përgjegjësit në ndërmarrje. Siç u thashë dhe më lart rreziku ishte shumë i madh dhe i përhershëm.
Pyetje: Kur e keni ndjerë këtë rrezik, pse nuk jeni larguar nga ajo punë?
Përgjigje: Arsyeja që unë nuk jam larguar nga ajo punë, ishte vetëm për shkak të rrogës që unë merrja, pra nevoja ekonomike mua më ka mbajtur në punë.
25 Maj 2009